×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia me dalje në Detin Adriatik, Haxhiu: Kur e tha Reka kërkuan që të shkarkohet

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh se kur kishte deklaruar ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kurti, Blerim Reka, se mund të shihet si mundësia që Serbia të ketë dalje në detin Adriatik në këmbim të njohjes, AAK, Nisma dhe PDK kërkuan shkarkimin e tij.

    Haxhiu pyet se ku janë fshehur sot ata që kanë kërkuar shkarkimin e Rekës tashmë që me marrëveshjen e Uashingtonit, Serbisë i sigurohet dalja në Adriatik ndërsa pyet se a do të kërkojnë edhe shkarkimin e Hotit e të tjerëve.

    “Interpelanca që ishte kërkuar për shkarkimin e ish Ministrit Reka nga AAK, Nisma e PDK për deklaratën e dhënë që në këmbim të njohjes nga Serbia mund të shihet dalja në detin Adriatik si mundësi. Delegacioni i paligjshëm që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve përveç që nuk i kërkoi njohjen Serbisë, hoqën dorë nga Kosova! Ku janë tash këta që kërkonin shkarkimin e Ministrit Reka? Ku janë fshehur? A do kërkojnë shkarkim të Hotit, Haradinajt, Selimit e të tjerëve?”, shkroi Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Të premten, seanca e 52-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës dështoi sërish, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari sërish hodhi në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme, siç thuhet në njoftim, menaxhmenti ka pranuar dhënien...
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P. Në njoftim thuhet...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë në një intervistë me shkrim ka folur pothuajse për secilin zhvillim që ka ndodhur në katër...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit. Në mesin e tyre ishte...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla, që është realizuar nga...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dy javë pasi u licencua zyrtarisht për tregtim të energjisë elektrike, kompania MDA L.L.C ka lidhur marrëveshje të lidhjes me KOSTT-in dhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ende ka shumë për t’u bërë në avancimin e pozitës së...
    Artikull i Sponsoruar25 Korrik 2025
    PrishtinaTicket ju mundëson që të udhëtoni drejt Dortmundit direkt nga Aeroporti i Prishtinës, me fluturime çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.