×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Malishevë: Babai plagosi djalin dhe mori peng anëtarët tjerë të familjes

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llapqevë të Malishevës.

    Një person ka plagosur djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes

    Rastin  e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

    “Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes”, ka deklaruar Graishta.

    Graishta ka bërë të ditur se për lirimin e anëtarëve të familjes ka ndërhyrë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

    “Për arrestimin e të dyshuarit dhe lirimin e anëtarëve tjerë të familjes është paraqitur nevoja për ndërhyrjen e njësisë special. Nuk ka pasur të lënduar gjatë ndërhyrjes, i dyshuari është arrestuar dhe viktimës I është ofruar ndihma e parë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Graishta

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.