×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Soros: Kjo është rruga që do ta dërgojë Kosovën drejt anëtarësimit në BE

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Situata pandemike në Kosovë ka shtyrë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të George Sorosit të intervenojë me 1.5 milionë dollarë për t’i ndihmuar Kosovës në blerjen e vaksinave.

    Fondacioni, që në Kosovë funksionon prej viteve ’90 dhe vazhdimisht ka përkrahur ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të hapur në vend, është një intervenim emergjent, në një situatë të jashtëzakonshme.

    Alexander Soros, i biri i financierit dhe filantropit të njohur amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, që njëherësh është edhe zëvendëskryesues i organizatës së Fonadacioneve për Shoqëri të Hapur, thotë se ndihma e fundit për Kosovën është një që synon të lehtësojë vuajtjet e shkaktuara nga pandemia. Në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore” me shkrim, Soros i riu flet edhe për angazhimet e tjera që kanë në rajon, babai i tij, ai vetë dhe Fonacioni që udhëheq, ndërsa shpjegon edhe arsyet pse ky rajon, dhe posaçërisht Kosova kanë vëmendjen e pandërprerë të Sorosit që prej viteve ‘90.KD: Sapo kemi mësuar se Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka bërë një donacion prej 1.5 milionë dollarësh për Kosovën, me qëllim që të ndihmohet luftimi i COVID-19. Sa kemi kuptuar, të hollat do të përdoren për të blere teste, të cilat kanë munguar. Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka ndihmuar me zemërgjerësi Kosovën për dekada, por është paksa risi që të ndihmoni në këtë fushë të veçantë. Pse është ky rasti tani, dhe pse posaçërisht Kosova?

    Alex Soros: Në tri dekadat e kaluara ka pasur kohë kur babai im, George Soros, dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur kanë ndërhyrë në përpjekje për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga emergjencat humanitare. Hera e parë ishte më 1993, kur ai dha 50 milionë dollarë për ta ndihmuar Sarajevën nën shtetrrethim që të sigurohej furnizimi me ujë, rrymë dhe që njerëzve t’u jepej fara për të mbjellë perime në ballkonet e tyre. Ka pasur edhe shumë raste të tjera, për shembull në Myanmar më 2008, kur ndihmuam njerëzit e goditur nga cikloni, më 2010 në Haiti, kur kishim ndihmë emergjente pas tërmetit, në të njëjtin vit në Pakistan që ishte goditur nga vërshimet, më 2011 pas kolapsit ekonomik, ne dhamë fonde emergjente për të përkrahur shërbimet esenciale dhe shoqëritë civile në gjithë Evropën Lindore dhe në Shtetet e Bashkuara.

    Në këto raste, babai im mendoi se mund të lëvizim më shpejt se qeveritë apo të plotësojmë nevojat esenciale që qeveritë mund të mos i konsiderojnë të jenë esenciale – siç ishte sigurimi i gazetave të shtypura në Sarajevë, sepse qasja në informacione ishte e rëndësishme.Këto janë vetëm disa prej dhjetëra shembujve. Ndihmat emergjente jepen shpesh në vende ku ne kemi një trashëgimi dhe përkushtim të gjatë – sikur që është rasti me Kosovën.

    Kemi lansuar një pako ndihme emergjente prej 200 milionë dollarësh për të adresuar ndikimin e COVID-19 në mbarë botën. Siç e dini, pandemia ka ekspozuar pabarazinë e skajshme në mbarë botën: vendet më të varfra dhe komunitetet e lëndueshme në vende më shumë të zhvilluara janë goditur më së rëndi. Natyrisht, sistemet e shëndetit publik në shumë prej këtyre vendeve tashmë janë shtrënguar së tepërmi.Ne i kemi ndihmuar Budapestin dhe Milanon kur e kishin momentin e nevojës, tani po bëjmë të njëjtën me Kosovën. Që nga lehtësimi i masave në muajin maj, Kosova ka pasur një rritje dramatike të rasteve me COVID-19. Numrat në rritje të infeksioneve të reja po i vënë nën presion kapacitetet tashmë në kufi të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës.Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes që të humbë më shumë kohë për shkak të pandemisë, për shkak të mungesës së testeve. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i fondacionit të Kosovës, e ka parë të nevojshme që të ndërhyhet dhe të ndihmohet me prokurimin e 100.000 RT PCR komplete testesh që do të ndihmojnë në rritjen e diagnostikimit, gjurmimit të kontakteve dhe përmirësimit të menaxhimit të përgjithshëm të pandemisë.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Heroi kombëtar Gjergj Kastriot, Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon...
    Lajme06 Maj 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën. Rasti po hetohet. “ZJARRVËNJE- Leposaviq 05.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar,...
    Kronika06 Maj 2024
    Një taksisti në Prishtinë të dielën përveç që nuk i është kryer pagesa për shërbimet e taksit edhe i është vjedhur një...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për shumicën e rajoneve, duke ripërtërirë frikën se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet...
    Vip06 Maj 2024
    Efi Dhedhes ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Cherry On Top’ me moderatore Bora Zemanin. Prezantuesja ia riktheu një moment që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.