×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: S’ka marrëveshje në Bruksel pa njohje reciproke

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk varet vetëm nga njëra palë.

    Avdullah Hoti ka thënë në Pressing T7, se njohja reciproke Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme në marrëveshjen finale.

    “Nuk do të ketë diskutime për ndërrim kufijsh. Jemi të gatshëm për marrëveshje, por e vetmja zgjidhje është njohja me garanci ndërkombëtare”, u shpreh Hoti, i cili në Uashington kryeson delegacionin shtetëror kosovar në bisedimet me palën serbe.

    Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e mos pajtimeve brenda delegacionit të Kosovës lidhur me formatin e bisedimeve dhe temat që do të diskutohen, teksa ka shtuar se bisedimet në Uashington, sipas Hotit, nuk dihet se sa do të zgjasin, pasi kjo nuk varet prej tyre.

    Ai ka folur edhe për takimin e 7 shtatorit në Bruksel, si pjesë e vazhdimit të procesit të dialogut, e për të cilin tha se do të jetë i bazuar në zotimet e marra nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Marcon në samitin e Parisit për njohje reciproke.

    “Nuk ka asnjë marrëveshje në Bruksel, pa qenë njohja reciproke pikë e parë e rendit”, u shpreh kryeministri Hoti.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes...
    Lajme13 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në takim të mërkurën në Bruksel. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur...
    Lajme13 Maj 2024
    Hasan Ahmetaj, familjar i të vrarëve në masakrën në Korishë, ka thënë se 600 civilë në kolonën duke dalur në rrugën “e...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Politologu Melazim Koci ka thënë sot se do të ishte e rrugës që takimin me krerët e partive politike, të thirrur nga...
    Sport13 Maj 2024
    Një klub i Ligës Premier raportohet se ka kërkuar 86 milionë euro kompensim për të liruar trajnerin e tyre të largohet në...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, lufta në Gazë është bërë pjesë e...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1,420,000 qytetarë residentë në Kosovë. Ai me anë të...
    Lajme13 Maj 2024
    Më datën 1 prill ishin nisur nga Shkupi me biçikletë për të arritur në vendin e shenjtë të Mekës për të kryer...
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 29 prillit 2024, ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.