×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj, Hazirit: Serbia të na njeh në kufijtë aktual, pastaj hapim letrat për shkëmbime

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj i është përgjigjur Lutfi Hazirit për çështjen e ndryshimit të kufijve.

    Nitaj në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se deklarata e Hazirit për kufijtë në kohën e tanishme është tërësisht e gabuar.

    “Kam respekt për Hazirin por ka bërë një deklaratë tërësisht të gabuar në kontekstin kohorë kur po e thotë. Zoti Haziri duhet të presë që Serbia duhet ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në momentin kur Kosova dhe Serbia njohën në kufijtë ekzistues, i them zotit Haziri hajde po i hapim letrat dhe po i nxjerrim konopët dhe nëse u përgjigjet palëve të Kosovës dhe Serbisë po bëjmë shkëmbim konop për konop”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    “Të thuash tani që Kosova nuk humb nëse e jep Leposaviqin dhe 17 fshatra është të mos e kuptosh peshën e çështjes dhe temës. Do të thotë të mos e kuptosh sensitivitetin e hapjes së temës së ndryshimit të kufijve në fazën finale ku ne presim të njihemi nga Serbia. Besoj se kjo do ta kthente gjithë procesin në fillim”, shtoi nënkryetari i AAK-së.

    Nitaj thotë se tema e ndryshimit të kufijve tashmë është e vdekur por thotë se nuk e kupton Lutfi Hazirin pse e kthen ende në diskursin publik./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.