×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK i përgjigjet ashpër idesë së Lutfi Hazirit për shkëmbim të territoreve me Serbinë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Idenë e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për shkëmbime territoriale, nuk po e pëlqen as Partia Demokratike e Kosovës.

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se ka vite që Haziri flet për një temë të tillë dhe sipas tij, kjo është një ide individuale dhe se nuk merret me të.

    Tutje, Hoxhaj, shton se PDK dëshiron dhe synon të përmbyllet shtetndërtimi në këta kufinjë dhe në këtë territor që e ka Kosova.

    “Ka vite që zotëri Haziri flet për një temë të tillë dhe mendoj që është ide individuale dhe nuk ka nevojë të merrem me të. PDK ka qasjen që e kemi pasur çdoherë: të përmbyllet shtetndërtimi në këta kufinjë dhe territor të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar të flas për idenë e tij, që marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshijë shkëmbimin e territoreve.

    Haziri ka theksuar se mendon që Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën dhe pjesa e Leposaviqit t’i jepet Serbisë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.