×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq tregon se për çfarë do të insistojë Serbia në bisedimet me Kosovën

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se delegacioni i Serbisë në negociata me Kosovën do të insistojë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, e që sipas tij do të thotë mbrojtjen e monumenteve të shenjta serbe në Kosovë dhe të mundësohen të drejtat e njeriut.

    “Kemi shumë argumente që mund t’i paraqesim kur bëhet fjalë për fushën e së drejtës ndërkombëtare”, tha Gjuriq për ‘TV Prva’ dhe theksoi se “e drejta ndërkombëtare flet qartë për paprekshmërinë e kufijve të shteteve sovrane”, transmeton Telegrafi.

    Ai përkujtoi se bashkësia ndërkombëtare, ushtarakisht dhe politikisht, ishte një aktor në konfliktet në Kosovë.“Pa pjesëmarrjen e tyre aktive (faktorit ndërkombëtar), nuk është reale të presim bisedime. Serbia dëshiron të flasë në mënyrë racionale dhe serioze dhe ka përgatitur një paketë serioze për krijimin e bashkëpunimit shumë më të mirë ekonomik dhe lidhjeve infrastrukturore”, tha Gjuriq.

    ‘Ne nuk mund të ndikojmë në të kaluarën, por duhet dhe mund të ndikojmë në të ardhmen”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.