×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizneset e sektorit privat diskutojnë strategjinë e investimeve të Fondit Pensional

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual gjatë të cilit u diskutua strategjia e investimeve të Fondit Pensional si dhe mundësitë që ofrohen për sektorin privat në Kosovë. Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane patën mundësi të informoheshin rreth strukturës dhe kritereve të kësaj strategjie.

    Hekuran Murati, kryesues i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, derisa theksoi se oferta për produkte financiare në Kosovë është paksa e kufizuar, tha se për ndërmarrjet duhet të merren parasysh nevojat e investimit duke u bazuar në ciklin jetësorë të tyre.

    Sipas Muratit, për bizneset startup është rëndom më problem qasja në financa krahasuar me bizneset më të etabluara, të cilat mund të jenë më të parashikueshme për sektorin huadhënës. Ai potencoi se për shkak të kufizimeve që rrjedhin nga Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës, çdo aktivitet financiar duhet të licencohet nga ky institucion, gjë që derisa ruan konsumatorin marrë parasysh faktin se njohuritë mbi financa janë të limituara, në të njëjtën kohë e kufizon inovacionin në sektorin e financave.

    Sa i përket investimeve, Murati tha se sfidë mjaft e madhe është krijimi i lidhjeve mes individëve apo entiteteve me mjete për investim, me ata të cilët kanë nevojë për investime. Tutje, ai u shpreh se Fondi Pensional has në probleme për investime direkte në sektorin privat për shkak të pamundësisë për t’u marrë me raste të huadhënjes individuale, vështirësisë për përcaktim të strukturës së investimit, si dhe parimit të vlerësimit të kthimit në investim.

    Drejtori Menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, theksoi se ky fond momentalisht posedon mjete në vlerë mbi dy miliardë euro.

    Sipas tij, mjetet e Fondit Pensional investohen me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve, derisa parimet kryesore që duhet të ndiqen për realizimin e këtyre investimeve janë të përcaktuara me Ligjin për Fondin Pensional. Zalli tha se këto parime duhet të garantojnë sigurinë e fondit, shumëllojshmërinë e investimit, fitimin maksimal në përputhje me sigurinë e fondit si dhe mirëmbajtjen e likuiditetit adekuat. Ai potencoi se parim i bordit drejtues të këtij fondi është investimi i sa më shumë mjeteve në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në tregun e letrave me vlerë të cilat pastaj Qeveria e Republikës së Kosovës i investon aty ku është më e nevojshme.

    Sipas Zallit, Fondi Pensional aktualisht është në proces të krijimit të portfoliove të veçanta për grup moshat e ndryshme të tatimpaguesve, me anë të së cilave do të menaxhohet më lehtë risku i investimeve për kontributdhënësit.

    Mërgim Cahani, kryeshef ekzekutiv në Gjirafa, duke folur për një periudhë dhjetë vjeçare theksoi se tani kompanitë me vlerën më të madhe janë padyshim ato në sektorin e teknologjisë. Cahani përmendi faktin se potenciali më i madh për zhvillimin ekonomik të vendit qëndron pikërisht në këtë sektor prandaj i njëjti duhet të mbështeten më shumë përmes krijimit të mundësive për investime brenda shtetit.

    Cahani theksoi se mungesa e mundësive orienton kompanitë drejt investimeve të huaja, të cilat shkaktojnë uljen e të hyrave për arkën e shtetit, pasi që kthimi i investimeve të huaja nuk mbetet në qarkullim brenda Kosovës por kthehet tek investuesi.

    Valdrin Kasumaj, anëtar i bordit në Trustin Pensional të Kosovës theksoi se kufizimet brenda mandatit ligjor të Fondit Pensional ndikojnë në mundësinë e këtij fondi për të përkrahur bizneset në Kosovë, derisa shtoi se gjatë vitit 2020 pjesëmarrja e Fondit në tregun e letrave me vlerë është rritur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.