×
  • Lajme
  • Lajme

    Me përkrahje të KEDS-it ngjyrosen trafot elektrike nga artistë ndërkombëtarë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Trafot e KEDS-it, tani do të kenë pamje tjetër, pasi që ato janë shëndrruar në vepra arti.

    Shërbimet e Shpërndarjës së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ,  e ka mbështetur projektin Art n’trafo që po realizohet në bashkëpunim me KEDS-in, Komunën e Prishtinës dhe organizata e artistëve, Q’art.

    Zëdhënësi për Media I KEDS-sit, Viktor Buzhala, tha se KEDS e ka mbështetur këtë aktivitet, duke dhuruar një donacion për lyerjen e 10 trafove elektrike në mënyrë qe ato të dukën sa më bukur.

    Buzhala tha se ky projekt do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është që trafot elektrike të duken më bukur dhe sa më bashkohore, urbane në trend me kohën, t’i japin hijeshi qytetit, siç edhe shihet që është duke ndodhur. Ju mund ta shihni se ky nuk është projekt fillestar, pasi që ne kemi bërë ngjyrosje të trafove edhe më herët. Në Prishtinë është intensifikuar ky projekt, pasi që e kemi parë që ka dalë bukur d.m.th. i ka dhënë ngjyra qytetit. Ne jemi duke e bërë bazamentin, jemi duket e bërë lyerjen e trafove të përzgjedhura, pasi që i kemi dhënë donacion fillimisht për 10  trafo, pastaj projekti  do të vazhdojë tuje, për artistët përkatësisht organizatën Q’art në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës që po prodhon suksese të mira dhe të mirëpritur nga qytetarët”, ka thënë Buzhala.

    Ndërsa asamblisti nga radhët e PSD-së në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, tha se qëllimi I këtij aktiviteti është që ambienti në kryeqytet të duket sa më bukur.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti është që t’i japim sa më shumë ngjyrë qytetit tonë, pra duke filluar nga trafot. Në bashkëpunim me KEDS dhe Q’art kemi menduar që këto trafot t’i shndërrojmë me vepra të artit duke ftuar artist të ndryshëm ndërkombëtar dhe vendor”, deklaroi Berisha.

    Ai tha se janë duke e shikuar mundësinëqë ky aktivitet të shtrihet edhe në fshatrat e Prishtinës.

    “Po ideja është që fillimisht kemi me i ngjyrosë 20 trafo. Aktiviteti nuk është i koncentruar vetëm në lagjen Ulpiana, këto 20 trafo janë të shpërndara në të gjitha lagjet e Prishtinës, por do të shikojmë mundësin t’i japim ngjyrë trafove edhe në fshatrat e Prishtinës”, tha ai

    Në kuadër të këtij aktiviteti, asamblisti Berisha pati edhe një mesazh për qytetarët, të cilët i dëmtojnë hapsirat publike.

    Ai u ka bërë apel qytetarëve që këto hapsira të ruhen dhe të mos hedhin mbeturina.

    “Mesazhi im është që hapësira publike  të konsiderohet hapësirë e përbashkët. Ne e dimë që është një mentalitet qe ne e ruajmë vetëm banesën tonë, por kur dalim jashtë hedhim mbeturina, dëmtojmë trafo, etj. Andej mesazhi imë për të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm  është që hapësira publike të konsiderohet hapësirë e përbashkët dhe ta ruaj sa më shumë” tha mes tjerash Berisha.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.