×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avionët amerikanë dhe rusë për pak sa nuk u përplasën në ajër

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ushtria amerikane ka akuzuar homologët rusë për manovra joprofesionale të fluturimit në ajër që kanë rrezikuar deri përplasjen dhe jetën e pilotëve të të dyja palëve.

    Sipas Pentagonit, incidenti u shënua të premten teksa aeroplani bombardues “B-52” i palës amerikane po kryente lëvizje rutinë në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

    Një avion luftarak rus u filmua duke u afruar rrezikshëm në krahun e majtë të bombarduesit, dhe pas kontaktit vizual, çau ajrin përpara me shpejtësi vetëm 30 metra nga hunda e mjetit amerikan.

    Në njoftimin zyrtar, Pengatoni sqaroi se disa këto lëvizje jostandarde krijuan turbulenca për pilotët e vet dhe kufizuan manovrueshmërinë e aeroplanit.

    “Veprime të tilla rritin potencialin për përplasje në ajër, janë të panevojshme dhe nuk përputhen me rregullat e fluturimit ndërkombëtar. Edhe pse avionët rusë po vepronin në hapësirën ndërkombëtare, ata u bënë rrezik për sigurinë e mjeteve,” – informoi komanda e forcave të armatosura amerikane për Europën dhe Afrikën.

    Avioni rus tip “Su-27” është pjesë e kontingjentit të avionëve të rëndë luftarakë që Rusia ka stacionuar në gadishullin e Krimesë për të interceptuar mjetet fluturuese të NATO-s afër hapësirës ajrore të territorit të pretenduar nga Kremlini.

    Ndërkohë gjashtë avionë “B-52” të Amerikës fluturuan të premten në shenjë solidariteti në qiejt e 30 vendeve të NATO-s të shoqëruar nga aeroplanët ushtarakë të shteteve anëtare.

    Sekretari i Përgjithshëm i aleancës deklaroi se misioni është të tregohet uniteti dhe epërsia ushtarake kundër agresionit, për parandalimin e konflikteve dhe për ruajtjen e paqes.

    Incidenti i fundit ndodh në kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Rusisë dhe kur Uashingtoni ka qortuar vendet anëtare për borxhe të mëdha ndaj NATO’s.

    Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga shtetet e aleancës të përmbushin objektivin e investimit 2 për qind të prodhimit të tyre vjetor për mbrojtjen, ndërsa në muajin korrik Pentagoni tërhoqi mijëra trupa amerikane nga Gjermania, vend që sipas Shtëpisë së Bardhë, vijon po ashtu të mos paguajë pjesën që i takon në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Sport14 Korrik 2025
    Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.  Kasa vjen tek Gjilani pas një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.