×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Falje deti për Greqinë? Rama: S’kam firmosur asnjë dokument

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish për çështjen e detit me shtetin fqinj të Greqisë. Me një shënim të gjatë në faqen zyrtare në “Facebook”, shefi i ekzekutivit ka hedhur poshtë çdo pretendim apo akuzë për shitjen apo faljen e detit tek greku.

    Ai thekson se nuk ka dhe nuk ka firmosur asnjë dokument për faljen e ujërave territoriale të Shqipërisë.

    Sipas tij, kush luan këtë lojë me qytetarët, nuk ka synim tjetër përveçse përfitimeve politike.

    “A keni parë ndonjë dokument të firmosur e të vulosur për këtë detin që paskam dhënë, shitur a falur unë? Jo nuk keni parë, sepse nuk ka dhe s’ka se si të ketë një të tillë. Se po të kishte do të dilte, po s’mund të dalë gjëkundi asnjë marrëveshje e tillë me firma e me vula, që unë nuk e di apo që unë mund ta mbështes, nëse cënon interesin kombëtar të Shqipërisë! Kush e luan me ju këtë lojë do t’ju bëjë për budallenj, tallet paturpësisht me ndjenjat tuaja për të përfituar politikisht prej çoroditjes që synon t’ju shkaktojë, duke ju prekur ndjenjat”, shkruan Rama.

    Ashtu si dje nga Vjena, edhe këtë të shtunë kreu i mazhorancës thekson se, një marrëveshje ndërshtetërore nuk mund të arrihet pa marrë bekimin e të gjithë instancave apo institucioneve shtetërore.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se marrëveshjet bëhen me negociata që zgjasin me vite, ndërsa emrin e plotë si të tillë e marrin vetëm atëherë kur ato kalojnë “provën e institucioneve kushtetuese të shtetit”.

    “Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre”, shkruan Rama.

    Mes rreshtash, z. Rama zgjodhi t’u përgjigjej edhe akuzave të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha të premten se qeveria shqiptare nuk ka bërë transparencë sa duhet për marrëveshjen e detit me Greqinë.

    “Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Sipas meje ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse kështu e gjykoi një ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqetësimin mbi çfarë kishte firmosur fiks i njëjti Lulëzim, që sot merret me thashetheme të ulëta për të kapur në detin e paditurisë, ndonjë sardele më shumë për tiganin e ndryshkur të opozitës.

    Dhe unë, që atëherë isha krejt i paditur për të Drejtën e Detit, mblodha ekspertët, dëgjova sa munda, hapa librat, mësova sa munda, e së bashku me të tjerë, vendosa ankimimin e asaj marrëveshjeje në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplotë 9 me 0. Pikërisht sepse cënonte interesin kombëtar. Por ama ne çuam në gjykatë një dokument shtetëror, jo një thashethem digjital për tradhëti kombëtare dhe nuk hapëm një gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrugëve, po një gjyq serioz në nivelin më të lartë të pushtetit gjyqësor”, shkruan Rama.

    Gjithashtu, kryeministri Rama theksoi se, Shqipëria nuk ka arritur ende një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje.

    “Kështu që po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe njëherë, se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre. Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në Neë York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon”, shton Rama.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.