×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni i Arkitektëve kundër politizimit të rrugës Deçan-Plavë

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kanë reaguar lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë.

    Në reagimin e asociacionit drejtuar Institucioneve të Kosovës, kanë shprehur shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit që ndodhën për këtë rrugë, derisa kanë thënë se ata poziciononin kundër politizimit të këtij projekti dhe qëndron përkrah të misë së qytetarëve.

    “Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka përcjellur më shqetësim dhe kujdes, zhvillimet e ditëve të fundit në lidhje me ndërprerjen e punimeve në aksin rrugor R-108, apo ndryshe siç quhet Rruga “Deçan – Plavë”. Asociacioni, si organizatë e profesionistëve të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor në Republikën e Kosovës, pozicionohet kundër politizimit të këtij projekti dhe qëndron përkrah të mirës së qytetarëve në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe turistike, dhe zhvillimit ekonomik e kulturor. Duke vlerësuar planifikimin e mirëfilltë hapësinor e urban që sjell zhvillim të qëndrueshëm, dhe lidhjet e infrastrukturës rrugore që mundësojnë bashkëpunim rajonal të shumanshëm me qëllim të rritjes së shkëmbimeve dhe afirmimit të turizmit lokal dhe malor që ofron zona përkatëse, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës mbështetë projektet që ndihmojnë direkt zhvillimin ekonomik. Megjithatë, Asociacioni angazhohet dhe insiston që çdo vlerë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të ruhet maksimalisht, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe shfrytëzimit të hapësirave publike, me karakter turistik e kulturor”, thuhet në reagimin e asociacionit.

    Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës bashkë me komunitetin e arkitektëve të Komunës së Deçanit, është në dispozicionin e të gjitha palëve të interesit, që brenda mundësive të veta, të ofrojë kontribut në të mirë të çështjes.

    Në këtë kontekst, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës del në përkrahje të komunitetit të arkitektëve të Deçanit, përfaqësuar nga arkitekti Blerim Bajraktaraj, të cilët shprehin shqetësimin e tyre.

    Reagimi i plotë:

    Reagim Publik për Ndërprerjen e Punimeve në Rrugën R-108 (Rruga Deçan-Plavë)

    Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka përcjellur më shqetësim dhe kujdes, zhvillimet e ditëve të fundit në lidhje me ndërprerjen e punimeve në aksin rrugor R-108, apo ndryshe siç quhet Rruga “Deçan – Plavë”. Asociacioni, si organizatë e profesionistëve të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor në Republikën e Kosovës, pozicionohet kundër politizimit të këtij projekti dhe qëndron përkrah të mirës së qytetarëve në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe turistike, dhe zhvillimit ekonomik e kulturor. Duke vlerësuar planifikimin e mirëfilltë hapësinor e urban që sjell zhvillim të qëndrueshëm, dhe lidhjet e infrastrukturës rrugore që mundësojnë bashkëpunim rajonal të shumëanshëm me qëllim të rritjes së shkëmbimeve dhe afirmimit të turizmit lokal dhe malor që ofron zona përkatëse, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës mbështetë projektet që ndihmojnë direkt zhvillimin ekonomik. Megjithatë, Asociacioni angazhohet dhe insiston që çdo vlerë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të ruhet maksimalisht, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe shfrytëzimit të hapësirave publike, me karakter turistik e kulturor.

    Asociacioni i Arkitëktëve të Kosovës bashkë me komunitetin e arkitektëve të Komunës së Deçanit, është në dispozicionin e të gjitha palëve të interesit, që brenda mundësive të veta, të ofrojë kontribut në të mirë të çështjes.

    Në këtë kontekst, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës del në përkrahje të komunitetit të arkitektëve të Deçanit, përfaqësuar nga arkitekti Blerim Bajraktaraj, të cilët shprehin shqetësimin e tyre si më poshtë.

    Që të kemi zhvillim ekonomik dhe avancim të kualitetit jetësor, institucionet e nivelit lokal dhe qendror, obligohen të hartojnë projekte të caktuara infrastrukturore dhe hapësinore. Duke u nisur nga aspekti profesional i planifikimit hapësinor, jemi të vetdijshëm, se për komunën e Deçanit,

    po edhe për tërë Kosovën, gryka e Deçanit dhe resurset malore të Bjeshkëve të Nemuna, paraqesin mundësinë më të mirë për zhvillim, i cili detyrimisht do të ndikonte në mirëqenien ekonomike të kësaj treve. Rruga ekzistuese, që lidhë qytetin e Deçanit me bjeshkët e Nemuna, është me qindra vite në atë trase dhe është shfrytëzuar vazhdimisht, për shekuj me radhë nga banorët e këtyre anëve dhe më gjerë. Poashtu, në hyrje të kësaj gryke, kemi dhe një objekt të trashëgimisë kulturore – fetare, Manastirin e Deçanit, si vlerë e arkitekturës sakrale, e religjionit ortodoks, me një arkitekturë dhe shtrirje hapësinore unike për manastiret ortodokse, gjë që shton edhe më shumë vlerën e tij. Duke harmonizuar vlerat dhe resurset natyrore me ato të trashëgimisë kulturore, përmes kësaj bashkëlidhje, ajo trevë është bërë më atraktive jo vetëm për jetesë, por edhe për shumë vizitorë, duke zhvilluar turizmin lokal, tradicional dhe malor. Ne si komunitet lokal i arkitektëve, jemi thellësisht të përkushtuar, që kuadri ligjor të respektohet nga të gjitha palët. Sipas asaj që ne kemi parë, në hapësirën e Zonës së Veçantë të Mbrojtur (ZVM-ë), përgjatë Grykës së Deçanit, respektivisht rrjedhës së Lumbardhit, para pak vitesh, janë ndërtuar disa kapacitete të gjenerimit të energjisë elektrike me Hidroelektrana, gjë që poashtu nëse bazohemi në Ligjin në fuqi për ZVM-të,me Nr. 03/L-039, i dt. 4 Qershor 2008, nuk ka qenë e lejuar. Në këtë kontekst, shtrohet pyetja, a më shumë ndikon në prishjen e ambientit dhe natyrës një rehabilitimi dhe rregullimi i një rruge, e cila pothuajse tërësisht kalon nëpër bazën ekzistuese të rrugës shekullore; apo demolimi i komplet atij ambienti me futjen e ujit natyror në gypa dhe ndërtimi i dy hidrocentraleve të reja brenda kësaj zone…?! Shto kësaj edhe një fenomen tejet negativ për natyrën dhe hidrografinë e kësaj gryke, ku gjatë sezonit të verës, pothuajse gjithë sasia e ujit të lumit futet brenda, me interesin që të gjenerohet energji elektrike. Megjithatë, duke pasur vetëdije të plotë për gjendjen faktike dhe kërkesat më së të drejta të banorëve të komunës së Deçanit, dhe zhvillimit të duhur dhe të qëndrueshëm të zonës në fjalë, ne kërkojmë si vijon: 1. Qeveria e Republikës së Kosovës, të inicojë ndryshimet-draftimet në Ligjin ekzistues Nr. 03/L-039, për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, sidomos, Nenin 7 të këtij ligji, duke bërë, që të hiqet përshkrimi te Manastiri i Deçanit, pika 7.1. nën a: Kjo zonë është identike me “Zonën e Posaçme” të krijuar më herët. (Arsyetim: Zona e Posaqme e vendosur më herët që ky Nen i referohet,në pikën 7.1,a, duhet të hiqet në tërësi, pasiqë koha kur në vitin 2005, me një vendim të përkohshëm, të ish Përfaqësuesit të sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ishte vendosur, ka qenë periudhë kur Kosova nuk ishte shtet, dhe poashtu mungonte kuadri i kompletuar ligjor. Tjetra, që edhe më shumë e përforcon bindjen tonë se Pika7.1, a, e këtij ligji duhet të ndryshohet, është se, Parku Kombëtar siç është shpallur me Ligjin Nr. 04/L-086, për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, të dt. 21 Janar 2013, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe që gjeografikisht kjo pjesë e ZVM, mbi Manastrin e Deçanit, me mbi 800 ha sipërfaqe, bën pjesë në këtë tërësi të mbrojtur me Ligjin e ri për Parkun Kombëtar “Bjeshkë e Nemuna”. Prandaj duhet larguar ZVM-ja, brenda një zone e cila ka rregulla strikte të mbrojtjes të parapara me ligj e që ndahen në 4 Zona funksionale).

    2. Në bazë të ligjit për ZVM, Nr. 03/L-039, Neni 7, pika 7.1, a, duhet që hapësira e Manastirit të Deçanit të organizohet ashtu që të rizaktivizohen hapësirat publike, pikat turistike dhe aktivitete kulturore (rikujtojmë takimet e shkrimtarëve të Kosovës). Qëllimi është që të mos pengohet në asnjë mënyrë jeta monastike e klerit dhe aktivitetet e tyre.

    (Arsyetim: Ne mbështetemi në një riogranizm të hapësirës përmes harmonizimit të Planit Zhvillimor Komunal të Deçanit, Hartës Zonale dhe Ligjit mbi Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Në rastet më të mira, Ligjet mbi Parqet Nacionale ofrojnë mbrojtjen e të gjitha përmbajtjeve që janë brenda tij. Në këtë kontekst, hapësira e Grykës Malore të Deçanit, duhet të trajtohet si subjekt i trashëgimisë natyre.

    Institucionet e Republikës së Kosovës, posaqërisht Kuvendi, kanë për detyrë dhe obligim, që të kujdesen sipas parimeve të Kushtetutës, me barazi dhe mos diskrimin ndaj askujt. Prandaj rasti i ditëve të fundit për presionin e ndalimit të rehabilitimit dhe ndërtimit të rrugës R-108, e cila mbi të gjitha është rrugë që lidhë vendbanimet e Komunës së Deçanit me pronat e tyre shekullore në bjeshkët e Nemuna, duhet të eliminohet në të ardhmen dhe të harmonizohet struktura ligjore në fuqi, që të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë. Si përfundim, kjo rrugë ndërkombëtare, mundëson zhvillimin turistik dhe kulturor të zonës përtej kontekstit lokal, në një dimension ndërshtetëror, rajonal.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.