×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasada gjermane dhuron maska për shtëpinë e fëmijës në Elbasan

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Ambasada gjermane Tiranë në kuadër të luftës kundër pandemisë ka dhuruar sot maska, dezinfektues, termometra klinikë dhe doreza në shtëpisë së fëmijës “Orët Fatlume” në Elbasan.

    Lajmi u bë i dituar nga Ambasada gjermane e cila tha se “së bashku kundër koronavirusit. Shtëpia e fëmijëve “Orët Fatlume” në Elbasan mori sot nga Ambasada gjermane një donacion me maska, dezinfektues, termometra klinikë dhe doreza”.

    “Shtëpia e fëmijëve, e cila u themelua 20 vjet më parë nga “Albanienhilfe Weilheim” strehon aktualisht mbi 30 fëmijë. Në territorin e saj gjendet edhe një kopsht, i cili frekuentohet si nga fëmijët e shtëpisë së fëmijëve edhe nga fëmijët e zonës. Këtu përkujdesja e fëmijëve dhe të rinjve bëhet plot dashuri si dhe talentet e tyre inkurajohen”, bën të ditur Ambasada gjermane

    I pranishëm ishte dhe zëvendës ambasadori gjerman, Jannis von Oy, i cili bëri dorëzimin e materialeve.

    “Ne jemi të lumtur që mundëm të mbështesim “Orët Fatlume” me anë të këtij donacioni kaq të nevojshëm. Gjermania vazhdon të qëndrojë në krah të Shqipërisë në tejkalimin e krizës së koronavirusit”, tha ai. /atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, njoftoi të martën se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, si pjesë e një riformatimi të madh të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, si pjesë e një ndryshimi të madh qeveritar që...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e 364 fëmijë. Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lëndur gjatë këtij...
    Lajme15 Korrik 2025
    641 çifte në Kosovë janë divorcuar nga janari i vitit 2025 deri në maj të po këtij viti. Në bazë të dhënave...
    Lajme15 Korrik 2025
    Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce. Dyshja siç bëri të ditur i pari...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.