×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vatra e re e krizës në Evropë: Greqia dhe Turqia vazhdojnë të luajnë me zjarrin

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes kritikon manovrat ushtarake në Mesdhe.

    Greqia dhe Qiproja filluan të mërkurën (26.08) së bashku me Francën dhe Italinë një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia kreu po ashtu një stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Twitter se anijet luftarake turke TCG Barbaros dhe TCG Burgazada dhe destrojeri amerikan USS Winston S. Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët.

    Kurse në manovrën në Qipro po marrin pjesë përveç tre avionëve luftarakë grekë F-16, tre avionë luftarakë francezë të tipit Rafale, një fregatë dhe një helikopter. Avionët operojnë nga aeroporti Paphos në Qipron perëndimore.

    Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke.

    Kritika nga Ministrja gjermane e Mbrojtjes

    Ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi pas takimit me homologët e saj të BE në Berlin manovrat ushtarake. Ato janë “gjithçka tjetër përveçse të dobishme”, tha ajo duke iu referuar rrezikut që stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s “mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të gjendjes”.

    Kramp-Karrenbauer, e cila është edhe kryetare e CDU-së, kërkoi edhe një herë gatishmëri për kompromis nga të dy palët.

    “Ne duhet të gjejmë një pikë nga ku t’u rikthehemi bisedimeve dhe negociatave politike,” tha Kramp-Karrenbauer. Ministrja e Mbrojtjes theksoi gjithashtu se në një konflikt kaq të komplikuar është i nevojshëm “një durim strategjik për një zgjidhje politike të konfliktit”.

    Greqia miraton marrëveshje me Italinë dhe Egjiptin

    Parlamenti grek miratoi me shumicë po ashtu të mërkurën në mbrëmje dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin. Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfrytëzimin e tyre si zonë ekonomike. /DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bëri homazhe në nderim të...
    Lajme15 Janar 2025
    Procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme vazhdon dhe është koha që secili qytetar të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.