×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Luaneshat e bardha vrasin mbrojtësin e tyre nga Afrika e Jugut

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Një mbrojtës i njohur i kafshëve nga Afrika e Jugut, West Mathewson, ka vdekur pasi u sulmua nga dy luanesha të bardha derisa po i shëtiste.

    Gruaja e tij, derisa po i përcillte me veturë, u përpoq t’i shpërqendrojë luanët por ishte tepër vonë.

    West Mathewson udhëhoqi një kamp të safarit të njohur, të quajtur Lion Tree top Lodge, në provincën Limpopo, njofton BBC.

    Luaneshat tani janë vendosur në një strehim tjetër dhe do të lirohen në natyrë dikur më vonë. Thuhet se njëra nga luaneshat u bë agresive ndaj luaneshës tjetër e pastaj iu kthye konservationistit.

    Luaneshave pastaj iu dhanë qetësues dhe janë dërguar në qendrën e kafshëve të rrezikuara.

    Thuhet se Mathewson i ka shpëtuar këto luanesha nga gjuetia, ku kafshët mbaheshin të mbyllura dhe ushqeheshin për t’u vrarë pastaj, dhe po mbaheshin të mbyllura në kampin e tij për t’u rehabilituar.

    Thuhet se të njëjtat luanesha e kanë vrarë një njeri që po punonte në afërsi kur ikën nga kafazi në vitin 2017.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.