×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel: “Shumë e shqetësuar” për konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe presidenti Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut.

    Të enjten (27.08) në një takim të kancelares Merkel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u bisedua mbi gjetjen e rrugëve për çtensionimin e konfliktit për gazin në Detin Mesdhe mes Turqisë e Greqisë. Si Merkel edhe Stoltenberg u shprehën “shumë të shqetësur për konfliktin mes dy vendeve anëtare dhe i bënë thirrje si Ankarasë edhe Athinës për “dialog dhe hapa për çshkallëzim”. Konflikti duhet të zgjidhet në “frymën e solidaritetit të aleancës dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, thanë ata.

    Trump bisedon me palët në konflikt

    Në konfliktin në Mesdhe së fundmi është kyçur edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas njoftimeve të zyrës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan të mërkurën në mbrëmje për gjendjen e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë. Mitsotakis i ka bërë të ditur presidentit Trump, se aksionet e Turqisë në Mesdhe rrezikojnë paqen, stabilitetin në rajon dhe unitetin e NATO-s. Greqia është e gatshmë të kontribuojë për çtensionimin e situatës, por me kusht që Turqia të ndalë menjëherë aksionet provokative, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit grek.

    Sipas mediave, Trump ka telefonuar më pas edhe me presidentin turk, Erdogan. Në një njoftim të zyrës së komunikimit në Ankara, Erdogan ka bërë të qartë në telefonatën me presidentin Trump, se Turqia nuk është ajo anë, që po e prish stabilitetin. Vendi i tij ka treguar me hapa konkretë, se është gati për dialog, ka thënë Erdogan.

    Që nga zbulimi i rezervave të gazit në Mesdheun lindor ka filluar një konflikt i ashpër për shfrytëzimin e tyre. Si Greqia edhe Qiproja, por edhe Turqia ngrenë pretendimin për zonat detare në fjalë dhe i japin forcë këtij pretendimi përmes dërgimit të anijeve luftarake. Ky konflikt ka rritur shqetësimet në NATO dhe BE, se grindja mund të çojë në konflikt ushtarak. Të enjten konflikti mes Athinës dhe Ankarasë diskutohet edhe në nivel ministrash të Jashtëm në Bruksel. /dw

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Opozita shqiptare VLEN në Press Konferencë për media thanë se zgjedhjet ishin jodemokratike, sepse ka pasur ndërhyrje nga BDI, mirëpo thanë se...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në Tetovë, komunën me më së shumti banorë shqiptarë nuk ka pasur asnjë problem të raportuar në Komisioni Qendror të kësaj njësie....
    Lajme08 Maj 2024
    Nuredin Ibishi, njohës i fushës së sigurisë në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Kosovës. Ibishi ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj. Rreth...
    Lajme08 Maj 2024
    Është përkujtuar Masakra e Saradranit. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli e shijon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.