×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do të jetë pjesë e delegacionit në Washington?

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Me katër shtator në Shtëpinë e Bardhë në Washington do të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa se kush so të marrë pjesë nga pala kosovare akoma nuk është e qartë

    Deri tani nga burime të pakonifmruara bëhet e ditur se AAK’ja, do të dërgoj Selim Selimin e Meliza HAradinaj-Stublla, ndërsa i vetmi që ka konfirmuar se do jetë pjesë e ekipit dialogues, Arban Abrashi.

    Në anën tjetër Kryeministri Hoti është pyetur edhe për delegacionin e Kosovës që do të udhëtojë për në SHBA. Me këtë rast, ai tha se është duke u finalizuar edhe delegacioni që do të marrë pjesë atje, i cili kryesohet nga kryeministri, në bazë të kompetencave kushtetuese që ka.
    Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se do të tentojë që në delegacion të përfshihen të gjithë pa përjashtim, sepse kjo çështje është e rëndësisë më të lartë shtetërore, një takim që është pritur tash e sa kohë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Unë sot për informimin tuaj kam dërguar letër edhe te partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë delegacion të Qeverisë së Kosovës në takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pastaj në takimin e ardhshëm të paraparë në fillim të shtatorit në Bruksel”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se është i hapur për të krijuar një ekip gjithëpërfshirëse të të gjitha forcave politike pa përjashtim, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj teme, por duke mos i bartur kompetencat kushtetuese, por duke i ushtruar ato ashtu siç janë të parapara në Kushtetutë.

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./Express

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.