×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Ligji kundër COVID-19 në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë palët e përfshira për kontributin e dhënë në miratimin e Ligjit Nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i cili qëllim kryesor ka krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    Në njoftimin e MSH-së thuhet se ky ligj, i cili përcakton përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve shtetërore, institucioneve shëndetësore publike, private dhe publiko-private në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive gjatë pandemisë COVID-19, do të jetë një instrument i mirë në duart e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të adresuar shumë çështje në mënyrë më efikase për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Ligj përcakton masat dhe sanksionet të cilat do të ndërmerren ndaj personave fizik dhe juridik, shtetas të Republikës së Kosovës apo të huaj me qëndrim në Republikën e Kosovës, të cilët i shkelin rregullat, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga organet kompetente, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit, pandemisë të shkaktuar nga COVID-19”.

    Duke e vlerësuar lart kontributin e secilit që ka dhënë kontribut të drejtpërdrejt në miratimin dhe hyrje në fuqi të këtij ligji, Zemaj theksoi se Ministria e Shëndetësisë si bartëse e procesit të menaxhimit të pandemisë COVID-19, do t’i ushtrojë përgjegjësitë e veta në përputhje me autorizimet e posaçme të cilat ia jep ky ligj në funksion të ndërmarrjes së veprimeve për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19.

    Më tej thuhet se ky ligj i krijon mundësi të mëdha Ministrisë së Shëndetësisë të ndërmarra masa në parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e sëmundjes, të rris kapacitetet parandaluese dhe trajtuese përmes metodave të testimit, diagnozës dhe trajtimit; raportimin dhe koordinimin e institucioneve me qëllim të një menaxhimi sa më gjithëpërfshirës të pandemisë COVID-19.

    Ministri Zemaj e sheh si hap të rëndësishëm të paraparë me ligj kompensimin mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore të angazhuar në betejën kundër pandemisë COVID–19 dhe mundësitë e angazhimit në proces edhe të stafit profesional dhe mbështetës për nevojat e tyre urgjente gjatë pandemisë COVID-19, derisa rikujton qytetarët që ky ligj duhet të zbatohet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

    Ndonëse, esenca e ballafaqimit të mirë me COVID-19 është informimi dhe edukimi i popullatës për të ndryshuar sjelljen përballë infeksionit, Zemaj rikujton se ligji parasheh edhe masa ndëshkimore, të cilat organet kompetente mund t’i shqiptojnë ndaj atyre që i shkelin masat kundër COVID-19.

    Në reagim thuhet se ministri i Shëndetësisë beson që tashmë institucionet dhe qytetarët e vendit e kanë kuptuar se miratimi i këtij ligji është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të tyre , mirëqenies sociale dhe ekonomike dhe si i tillë do të respektohet për të ruajtur dhe përparuar shëndetin e popullatës në Republikën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Gresa është hedhur me rroba në pishinë në orët e vona të natës. Kjo pasi e njëjta humbi bastin që e kishte...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.