×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Koreja e Veriut: Qeveria urdhëron sekuestrimin e qenve për t’i përdorur për mish

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Kim Jong-Un e quan mbajtjen e qenëve si kafshë shtëpiake si prirje e degjeneruar borgjeze dhe urdhëron sekuestrimin e therjen e tyre. Shkaku është mungesa e ushqimeve, sidomos e mishit

    Sipas mediave koreanojugore pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut ka urdhëruar pronarët e kafshëve shtëpiake që t’i dorëzojnë ato për t’i therur, për të përballuar kështu urinë masive në radhët e popullsisë. Në Korenë e Veriut thuhet se ka një pakënaqësi në rritje të popullsisë për shkak të situatës së vështirë ekonomike në vend dhe mungesës së ushqimit. 

    “Prirje e degjeneruar borgjeze”

    “Njerëzit e thjeshtë në Korenë e Veriut mbajnë sidomos derra dhe kafshë të tjera të dobishme, por zyrtarët e lartë të qeverisë dhe të pasurit mbajnë kafshë shtëpiake si qen apo mace dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi”, i tha një burim gazetës koreano-jugore Qosum Ilbo.

    Thuhet se sundimtari Kim Jong-Un e ka ndaluar që në korrik me ligj mbajtjen e kafshëve shtëpiake, sepse sipas tij kjo është “një prirje e degjeneruar e borgjezisë”.

    Nis identifikimi i familjeve që mbajnë qen

    Punonjës të inspektorateve koreano-jugore kanë nisur identifikimin e familjeve që mbajnë qen dhe u kërkojnë atyre t’i dorëzojnë kafshët e tyre në thertore dhe kombinate për prodhimin e mishit.

     

    Nëse ata nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, atëhere atyre u sekuestrohen qentë me forcë dhe u dorëzohen kopshteve zoologjike ose restoranteve.

    Reklamë mishit të qenit

    Për shkak të mungesës së ushqimeve, sidomos të mishit ka disa vite që agjencia shtetërore e lajmeve dhe mediet e Koresë së Veriut i bëjnë reklamë mishit të qenit, i cili gjoja sjell përfitime të shumta shëndetësore. Në kanalin propagandistik DPRK-Today që transmeton përmes Youtube pretendohet se mishi i qenve është një “super ushqim” që përmbante më shumë vitamina sesa mishi i pulës, i derrit, i viçit apo i rosave dhe është i mirë për zorrët dhe stomakun./dw

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, kërkon që B.H të dënohet me 25 vjet burg, pasi akuzohet për vrasje me...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka thënë se liria nuk mund të merret kurrë si...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Në radhën e tubimeve “Turneut të Ndryshimit”, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së shtunë është mbledhur në Pejë. Kreu i kësaj...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person i moshës  40-vjeçare në Tiranë. Dyshohet se ai ka lëvizur me armë dhe me lëndë narkotike, shkruan Abcnews.al...
    Sport09 Nëntor 2024
    Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova, po lë gjurmë në pothuajse secilën paraqitje. E fundit ishte ajo e 5 nëntorit kundër Juventusit në...
    Vip09 Nëntor 2024
    Sfida e buxhetit po vazhdon fuqishëm brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kësaj here ishte Burimi ai që iu ka shërbyer...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka bërë të ditur emrat për deputetë që do të jenë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.