×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump emëron Chad Wolfin sekretar të Sigurisë Kombëtare

    FrontOnline
    26 Gusht 2020
    Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se do të emëronte si Sekretar të Sigurisë Kombëtare zotin Chad Wolf, i cili aktualisht është sekretar në detyrë i këtij departamenti.

    “Kam kënaqësinë të informoj amerikanët se Sekretari në Detyrë Chad Wolf do të emërohet sekretar i Sigurisë Kombëtare”, shkroi në rrjetin Twitter presidenti Trump. “Chad ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne e vlerësojmë shërbimin e tij.”

    Zoti Wolf ka shërbyer si sekretar i përkohshëm për gati një vit.

    “Kam nderin që emërohem nga Presidenti Trump për të udhëhequr burrat dhe gratë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në mbrojtjen e popullit amerikan”, tha zoti Wolf përmes një deklarate. “Ndërsa vendi përballet me kërcënime në rritje nga katastrofat natyrore, oportunistët e dhunshëm, aktorët keqdashës kibernetikë dhe organizata kriminale ndërkombëtare, misioni i Departamentit të Sigurisë Kombëtare është po aq kritik sa kurrë.”

    Zoti Wolf u emërua sekretar në detyrë nëtorin e vitit 2019, një muaj pasi pararendësi Kevin McAleenan dha dorëheqjen nga posti, kur kishte vetëm gjashtë muaj si sekretar në detyrë. Zoti McAleenan mori detyrën në prill të vitit 2019 pasi sekretaja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshje rreth politikës kufitare amerikane me Meksikën.

    Njoftimi i presidentit Trump të martën erdhi disa ditë pasi një agjenci e Kongresit që vëzhgon funksionimin e qeverisë tha se emërimet e dy drejtuesve, Wolf dhe McAleenan ishin bërë në shkelje të rregulloreve.

    Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) në një raport me 14 gusht tha se të dy drejtuesit ishin të papërshtatshëm për të shërbyer sepse Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk ndoqi procedurën e hierarkisë drejtuese të institucionit bazuar në ligjin federal pasi dha dorëheqjen zonja Nielsen. GAO ofron të dhëna jopartiake para Kongresit.

    Departamenti i Sigurisë Kombëtare kërkoi që Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) të heqë dorë nga vendimi jo detyrues, duke e quajtur “thelbësisht të gabuar”, por GAO refuzoi.

    “DHS nuk ka demostruar që vendimi ynë i mëparshëm përmban gabime faktike apo ligjore, por as nuk ka ofruar të dhëna që nuk janë shqyrtuar më parë që justifikojnë ndryshimin ose modifikimin e vendimit tonë”, shkroi drejtuesi i Zyrës për Llogaridhënien e Qeverisë Thomas Armstrong.

    Përveç polemikave që lindën nga emërimi i tij si Sekretar në Detyrë, zoti Wolf është kritikuar për dislokimin e kohëve të fundit të trupave federale të rendit në qytetet amerikane përballë protestuesve të mbledhur kundër racizmit dhe dhunës policore. Protestat në disa raste u shoqëruan me dëmtime prone e akte vandalizmi.

    Zoti Wolf është zyrtari i pestë që shërben si Sekretar në Detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare nën Presidentin Trump. Emërimi i tij, i cili kërkon konfirmim nga Senati, përballet me kundërshtim të fortë. Senatorja Kamala Harris, e emëruara demokrate për postin e zëvendëspresidentes, shërben në komisionin e Senatit që do të mbajë seancën dëgjimore për zotin Wolf. Zoti Wolf do të shkojë në Teksas të enjten për të festuar përfundimin e një segmenti prej 484 kilometrash në murin kufitar./VOA

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeveria e tij ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e zyrave lokale të transmetuesit televiziv...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Kryeministri...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Kryeministri...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...
    Lajme05 Maj 2024
    “Çfarë po ndodh në Kosovë?”. Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.