×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia kërkon që Shqipëria të harrojë historinë!

    FrontOnline
    26 Gusht 2020
    Athina ankohet për Shqipërinë në Komisionin Europian: Duhet të ndryshojnë urgjentisht librat e historisë dhe gjeografisë.

    Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar të kultivojë, sipas Athinës “irredentizëm”.

    Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis.

    Eurodeputeti grek thotë se më 2018, të dyja palët ranë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera.

    “Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”, thotë eurodeputeti grek.

    Sipas eurodeputetit të “Demokracisë së Re”, ndryshimet në librat e historisë dhe gjeografisë duhet të hynin në fuqi në shtator të 2019. Ai thotë se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për këtë temë dhe akuzon palën shqiptare se ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për informacion mbi këtë çështje nga ana e Athinës.

    Kefalogiannis i kërkon Komisionit që të ndërmarra hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, “tendencat irredentiste kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian”.

    Sipas gazetës SI shqetësimi i Athinës lidhet kryesisht me përdorimin e terminologjisë, komenteve dhe përcaktimeve gjeografike e territoriale të Çamërisë në librat e historisë dhe të gjeografisë shqiptare. Greqia kërkon prej vitesh ndryshimin e këtyre teksteve/Dita.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Aleanca për Mbrojtjen e teatrit, grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara Bashkisë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi legjislacionin e ri për ‘Inteligjencën Artificiale’. Ky është ligji i parë i këtij lloji në...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Të martën, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi legjislacionin e ri për ‘Inteligjencën Artificiale’. Ky është ligji i parë i këtij lloji në...
    Lajme21 Maj 2024
    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar për Front Online se pavarësisht distancës gjeografike, ka bashkëpunim ekonomik të madh në mes të Kosovës...
    Lajme21 Maj 2024
    Marrëveshja ndërkombëtare për shfrytëzimin e burgjeve në Gjilan vazhdon të jetë temë diskutimi. Pasi Kuvendi dështoi ta votojë të njëjtën, Qeveria e...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me grupin punues dhe përfaqësuesit e donatorëve në zbatimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional...
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.