×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismajli: Rastet pozitive në Gjilan po bien fal lojalitetit qytetar dhe kujdestarisë së inspektoratit e policisë

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Komiteti i Emergjencave në Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka konstatuar gjendjen me COVID-19, ku është konfirmuar se nga IKSHPK kanë rezultuar 7 raste pozitive dhe 18 negative nga 25 mostra të marra në dy ditët e mëhershme.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka kryesuar takimin e sotëm, ka thënë se është thirrje e përbashkët për kujdes permanent, në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e COVID-19.

    Ai më tej ka potencuar se rastet janë duke shkuar drejt rënies në Gjilani, falë edhe lojalitetit qytetar dhe kujdestarisë që janë duke bërë në vazhdimësi me patrullimet e tyre Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë.

    Në bazë të statistikave të përgjithshme të përballjes me pandeminë globale, Komuna e Gjilanit ka të regjistruar gjithsej 780 raste pozitive, prej tyre 564 janë shëruar plotësisht, 185 janë raste aktive dhe 31 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa 50 raste pozitive janë të hospitalizuar dhe nën kujdesin e stafit mjekësor.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Takimi i planifikuar sot ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë,...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Bllokadë parlamentare, inflacion, ngërç”. Me këto fjalë në titull, gazeta gjermane Frankfurter Rundschau shkruan për situatën politike në Kosovë. FR shkruan se po afrohet...
    Lajme15 Korrik 2025
    Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të respektojnë obligimet e tyre...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar VV-në për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë. A ka bërë me dije se...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nga 1 janari deri më 14 korrik janë shqiptuar gjithsej 24 mijë e 115 gjoba për kundërvajtje në trafik në rajonin e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media nga Riga, me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs, është pyetur edhe për raportet me...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, si pjesë e një ndryshimi të madh qeveritar që...
    Lajme15 Korrik 2025
    Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e 364 fëmijë. Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lëndur gjatë këtij...
    Lajme15 Korrik 2025
    641 çifte në Kosovë janë divorcuar nga janari i vitit 2025 deri në maj të po këtij viti. Në bazë të dhënave...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.