×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit me Ramosajn: Do të gjejmë zgjidhje për rrugën te Manastiri

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosajn. Pas këtij takimi, Hoti ka kërkuar të respektohet Ligji për rrugën te Manastiri i Deçanit.

    Hoti ka thënë se janë duke punuar po ashtu që te gjendet një zgjidhje për këtë rrugë, e cila sipas tij, është e rëndësishme për banorët e Deçanit.

    “Diskutuam për çështje të rëndësishme, për ekonomi, për zhvillimin ekonomik lokal të Deçanit dhe në veçanti për rrugën tek Manastiri. Ne kemi kulturë institucionale për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Por jemi këtu edhe të gjetur zgjidhje për banorët e Deçanit dhe për të ruajtur objektet kulturore, jam i bindur që gjatë javës në vazhdim të gjejmë zgjidhje”, tha Hoti.

    Ndërsa, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se është në interes që rrugët të vazhdohet por janë të përkushtuar dhe në rrugë të mirë që të gjejnë zgjidhje sa i përket punimeve në këtë rrugë.

    Në takimin nëdrmjet Hotit e Ramosaj, i pranishëm ka qenë edhe komandati i KFOR-it , Michele Rissi.

    Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i vitit 2016, kishte sjellë si efekt bartjen e 24 hektarëve tokë në pronësi të manastirit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.