×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita për dialogun me Serbinë: Qeveria e Kosovës nuk ka platformë e as strategji për këtë proces

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Në prag të takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Lëvizja Vetëvendosje mendon se qeveria aktuale do ta çojë vendin “drejt një degradimi të radhës apo edhe të ndonjë marrëveshjeje të dëmshme për Kosovën”, kurse zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës porosisin se “nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës”.

    Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosje thotë se partia e saj nuk do të pranojë të jetë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në procesin negociues që po zhvillohet në Bruksel apo edhe në Uashington.

    “Nga procesi i dëmshëm i cili po bëhet, padyshim që ne nuk mund të themi se po anashkalohemi sepse është proces i dëmshëm. Prandaj, edhe në procese të tilla të dëmshme Vetëvendosja asnjëherë nuk do të jetë e pranishme, përkundrazi do t’i kundërshtojmë fuqishëm”, tha Haxhiu.

    Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ftesë konkrete, zyrtare, për përfshirje në procesin e dialogut.

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk ka dashur të flas shumë lidhur me atë se a është lënë anash PDK-ja si parti në ketë proces apo jo, por ka deklaruar se nënshkrimi i çfarëdo marrëveshjeje që bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës, nuk do të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.

    “Paqartësia e asaj se për çfarë do të bisedohet dhe çka do të nënshkruhet ka krijuar një ankth te qytetarët, te partitë politike dhe te njerëzit e arsyeshëm të Kosovës”, tha Haliti.

    Ai i ka vlerësuar si pozitive disa përpjekje të kryeministrit Hoti për t’i takuar liderët e partive politike dhe për t’u konsultuar në këtë drejtim.

    Megjithatë, zyrtarët e PDK-së më herët ia kanë bërë me dije kryeministrit Hotit se nuk e ka mbështetjen e PDK-së për dialogun, përderisa nuk udhëhiqet nga SHBA-ja.

    Ata e kanë kritikuar qeverinë se nuk ka platformë e as strategji për këtë proces.

    Ndryshe, partnerët e koalicionit të qeverisë Hoti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë kërkuar që edhe Partia Demokratike e Kosovës të përfshihet në Qeverinë Hoti.

    Partitë politike në pushtet thonë se vendi ka nevojë për arritjen e unitetit politik, sidomos për çështjen e dialogut me Serbinë.

    Në Qeverinë e Kosovës, por edhe zyrtarët e partive politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës, kanë deklaruar se vetëm duke qenë të bashkuar dhe unik mund të arrijnë rezultate në procesin e dialogut me Serbinë.

    Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë, se sa i takon ‘Ekipit të Unitetit’, nuk ka ende diçka konkrete.

    Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes dy vendeve.

    Një synim të ngjashëm e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tashmë kanë ftuar palët në një takim të radhës më 4 shtator në Uashington.

    Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. /Rel/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.