×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria gjermane për rastin e Navalnyt: Ka mundësi që është helmuar, duhet ta mbrojmë

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Prej ditësh opozitari më i njohur rus, Aleksej Navalny ndodhet në koma dhe po trajtohet që nga fundjava në Berlin. Rasti i tij le shumë pyetje të hapura.

    Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite. Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalny me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, (20.08) ku ai pasi piu një çaj ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk.

    Qeveria gjermane ka sqaruar të hënën, se Aleksej Navalny që po trajtohet në Berlin nuk është i ftuar i qeverisë gjermane. Zëdhënësi, Seibert theksoi të hënën në Berlin, se “nuk ka ftesë zyrtare”. Kancelarja Merkel ka treguar vetëm gatishmërinë e saj, Navalnyt me gjasë të helmuar dhe me dëshirën e familjes t’i mundësohet udhëtimi për arsye humanitare. Transporti dhe trajtimi janë organizuar privatisht. Në Berlin klinika e Navalnyt ruhet nga nëpunës të Zyrës Federale të Kriminalistikës. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm helmimi”, tha Seibert. “Prandaj ishte e qartë, që pas mbërritjes së tij, do të merreshin masa mbrojtëse.”

    Dyshimi për helmim – pritja e provave

    Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnyt. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit. “Dyshimi është, se Navalny është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

    Më i rezervuar është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Kiev. Ai nuk do të bëjë ende deklarata për shkaqet e sëmundjes së Navalnyt. “Bëj pjesë tek ata, që vlerësimin e tyre e bazojnë tek faktet”, tha Maas gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Për rastin Navalny mungojnë ende shumë fakte, mjekësore, por me gjasë edhe kriminologjike, dhe duhet që t’i presim ato.”

    Për kreun e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, EVP), Manfred Weber të duket “afër mendjes” që shteti rus ka të bëjë diçka më sëmundjen e papritur të kritikut të Kremlinit. Në median gjermane, Bild, në formatin televiziv “Pyetjet e duhura” ai tha të dielën, se beson, se presidenti rus, Putin në situatën aktuale “është i aftë për shumë gjëra.” “Këtu bën pjesë edhe eliminimi i njerëzve.”

    Weber tha se Putini ndodhet aktualisht “nën presion”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale në shtator në disa rajone në Rusi. Vlerat e sondazheve për presidentin dhe partinë e tij nuk janë të mira. Kësaj i shtohet stanjacioni i ekonomisë ruse. “Këta të gjithë janë faktorë që e vënë masivisht nën presion sistemin Putin”, ka thënë Weber. Sipas tij, krahas politikanit të njohur opozitar, Navalny ka edhe shumë njerëz në Rusi që po ngrihen kundër sistemit autokratik./voa/

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Sport07 Shtator 2024
    Sonte në Pragë, me fillim nga ora 20:45, do të luhet ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e vlefshme për xhiron e parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.