×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Edhe njerëzit të cilët kurrë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj coronavirusit mund të kenë qeliza mbrojtëse T

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Autorët e këtij studimi kanë analizuar gjakun e 206 personave në Suedi të cilët kanë pasur COVID 19 me pasqyrë të ndryshme klinike

    Studimi i cili është publikuar në revistën “Cell” sugjeron që të gjithë ata të cilët janë infektuar me coronavirus, madje edhe ata me simptoma të buta apo plotësisht asimptomatike zhvillojnë qeliza T në trup të cilat identifikojnë edhe shkatërrojnë qelizat e infektuara dhe informojnë qelizat B për atë se si të zhvillojnë antitrupa të cilët do të luftojnë kundër virusit, transmeton Telegrafi.

    Këto qeliza T në trup mund të mbeten edhe me vite, derisa niveli i antitrupave të krijuara në organizëm me kalimin e kohës bie pas infeksioneve.

    Hulumtuesit kanë zbuluar që, pa marrë parasysh se ai person po shërohej nga rasti i rëndë apo i butë, në çdo rast zhvillon qeliza të fuqishme T, të afta t’u përgjigjen sulmeve të mëvonshme të virusit.

    Është interesant zbulimi madje edhe që njerëzit të cilët kurrë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj coronavirusit mund të kenë qeliza mbrojtëse T.

    Shkencëtarët e shohin shpjegimin për rezultate të tilla në një fenomen të quajtur ndër-reaktivitet – Qelizat T ndoshta burojnë nga ekspozimi i mëparshëm ndaj disa koronaviruseve të tjerë, atyre të cilët shkaktojnë ftohje të zakonshme.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.