×
  • Lajme
  • Lajme

    Takim para punimeve, akterët do të mblidhen në Deçan për rrugën drejt Plavës

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Punimet për rrugën Deçan-Plavë gjatë kësaj jave kanë përplasur autoritetet qendrore në Prishtinë dhe ato lokale në Deçan. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kërkonte që të pezulloheshin punimet në zonën e mbrojtur në afërsi të manastirit të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj insistonte që punimet të vazhdonin. E pas një takimi që zhvilluan të dyja palët u dakorduan që punimet të ndërpriten për një kohë. E përkundër kësaj ndërprerje, Ramosaj beson që shpejt do nisin punimet e kësaj rruge.

    Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për KosovaPress ka thënë se ka disponim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë.

    Ramosaj thotë se përmes realizimit të këtij projekti do t’i kthehet jeta qytetit të cilin ai e udhëheqë.

    Ai tha se më datën 27 gusht do të zhvillojnë një takim me të gjithë akterët e përfshirë dhe se i njëjti do të realizohet në Deçan ku do jepen të gjitha sqarimet rreth këtij projekti që nxiti reagimin e të gjithëve.

    “Disponimi i të gjithëve është të gjendet një rrugë (zgjidhje) e përbashkët, e pranueshme për të gjithë. Ne jemi peng i shumë marrëveshjeve, i shumë ligjeve, i shumë lëndimeve të cilat një nga një duhet të shqyrtohen në detaje. Në këtë qytet do të jetojmë bashkë dhe nga manastiri gjithmonë kam kërkuar që t’i respektojë nevojat e qytetarëve të komunës së Deçanit, dhe po ashtu edhe unë si kryetar jam i gatshëm t’i respektoj dhe t’i mbroj edhe nevojat dhe interesat e manastirit.[…] Unë jam i bindur që do fillojnë (punimet e rrugës) e kam një bindje time dhe me aq sa unë di dhe kam kontakte me njerëz të faktorit ndërkombëtar se jemi në rrugë të mbarë dhe Deçani po merr vëmendjen e duhur, vetëm duhet të kemi qasjen e duhur për zgjidhjen e këtyre probleme. Nuk po flasim për konteste politike, nuk po flasim për zbatime apo moszbatime të ligjeve e as për kontestin historiko-trashëgimor-fetar e tjera dhe nuk jemi duke bërë folklorizëm patriotik e politik, po duam këtij qyteti t’i japim jetë ”, theksoi ai.

    Se rruga do të kryhet e thotë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili vlerëson se nuk duhet të krijohen tema politike dhe artificiale rreth kësaj rruge e cila do të sjellë vetëm të mira.

    “Me këto ndryshimet e qeverive u vonuan pra dinamika e punës, tani jemi para një takimi të rëndësishëm dhe është tepër me rëndësi të sqarojmë që qëllimi edhe i kryetarit të Deçanit dhe të gjithë neve është që të përafrohen njerëzit. Pra, rruga t’i afrojë njerëzit e Kosovës me ata të Malit të Zi, në këtë rast të Deçanit me Plavën por edhe kulturat, besimin dhe fenë. Pra, rruga vetëm të mira do të sjellë, edhe për kishën, xhaminë dhe teqenë. Unë besoj që do të kryhet ajo rrugë, nuk e shoh të nevojshme të krijohet një temë politike prej kësaj rruge dhe artificiale”, tha Haradinaj për KosovaPress.

    Edhe qytetarët e kësaj ane shprehën të revoltuar për ndalimin e punimeve në këtë pjesë. Ata thonë se ndërtimi i kësaj rruge është jetike për ta, prandaj paralajmërojnë edhe protesta nëse nuk rregullohet kjo çështje.

    Jeton Shala i cili është banor i kësaj zone, thotë se rruga Deçan-Plavë është e rëndësishme për ta, prandaj thotë se punimet sa më parë duhet të rifillojnë.

    Ai paralajmëron edhe protesta nëse nuk do vazhdojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge.

    “Veprimet janë katastrofë dihet më historikisht që janë pallavra të këtyre klerikëve fetarë, por kjo së shpejti do të punohet dhe ne së shpejti do kthehemi… Neve na duhet patjetër (rruga) është jetike për ne, jemi banorë të këtij vendi dhe mendojmë të kthehemi patjetër, duhet të vazhdojnë punimet….ne do të organizojmë protesta dhe me çka do që të jetë e nevojshme”, tha ai.

    Për Met Kajtazin ndërprerja e punimeve në këtë anë është jo e duhur. Ai thotë se rregullimi kësaj rruge ua lehtëson qarkullimin.

    “Jo në rregull sepse është një rrugë që i lidh të gjithë rajonin e Deçanit me komunën e me të gjitha…E lehtëson qind për qind”, tha ai.

    Për ndaljen e punimeve në rrugën brenda zonës së mbrojtur të Deçanit pati reagime të shumta. Gjithçka nisi pas reagimit të patriarkut të manastirit të Deçanit, Sava Janiq, e që u pasua edhe me reagime edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Kujtojmë që pak pas e mori mandatin si kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti bëri përurimin e një segmenti të rrugës Deçan-Plavë. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.