India ka shënuar numër të lartë rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka raportuar për 69,878 raste të reja të shtunën, duke e çuar totalin në 2,975,701. India ka raportuar rritjen më të lartë ditore të rasteve në botë në 18 ditë.
Rreth 2.2 milionë banorë janë shëruar që nga paraqitja e rasteve të para në janar.
India qëndron e treta në botë për numrin më të lartë të të infektuarve, pas SHBA-së dhe Brazilit, ndërsa 55,794 të vdekur nga virusi e rendisin në vendin e katërt për nga numri i vdekjeve në botë, raporton AP.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë të premten se shpreson që pandemia të përfundojë brenda dy vitesh.
Deri më tash, në botë janë shënuar 22,951,020 të infektuar me koronavirus, kurse shifra e të vdekurve arrin në gati 800,000, transmeton KOHA.