×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi Komunal i Pejës miratoi kërkesën për bartjen e 1.4 milionë eurove në kode tjera buxhetore

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Kuvendi Komunal i Pejës, të premten me shumicë votash ka miratuar propozimin e kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa, për bartjen e mjeteve të lira buxhetore në shumë prej 1 milion e 399 mijë e 562 euro. Këto mjete kanë mbetur të lira pasi nuk ka hyrë në fuqi Ligji për pagat për shërbyesit civil.

    Para se të votohej për këtë pikë të vetme të rendit të ditës në këtë seancë të jashtëzakonshme, drejtori i Financave, Jeton Abazaj ka treguar se ka qenë e domosdoshme të thirret kjo seancë e jashtëzakonshme, pasi që mjetet kanë qenë nga granti qeveritar dhe nëse nuk do të barteshin deri në fund të shtatorit, ka ekzistuar rreziku që këto mjete të dalin suficit në fund të vitit.

    Abazaj ka sqaruar se në total ky fond rezervë ka qenë 1.7 milionë euro, por 400 mijë euro nga ky fond janë shkurtuar nga niveli qeveritar për shkak të pakos fiskale të re që ka miratuar qeveria me rishikim të buxhetit.

    Fondi rezervë i akumuluar ka qenë i dedikuar të shpërndahet në kategorinë e pagave në rast se do të kishte hyrë në fuqi Ligji për pagat.

    Abazaj ka sqaruar se nga këto mjete, 700 mijë euro do të bartën në kodin për mallra dhe shërbime në Drejtorinë e Financave, me qëllim që të paguhen obligimet për shujta dhe paga jubilare që i obligon kontrata kolektive.

    “Komuna për këto dyja ka obligim 1.2 milionë euro. Është krijuar një fond rezervë te kategoria e pagave të rregullta ku janë për momentin rreth 300 mijë euro, që arrijnë në 1 milion euro bashkë me këto 700 mijë euro. Në bazë të parametrave dhe parashikimeve që i kemi realizuar, pjesa e mbetur prej 200 mijë euro akumulohen në muajin shtator dhe tetor. Kështu që komuna është e gatshme të shlyejë obligimet e kontratës kolektive”, tha Abazaj.

    Nga shuma 1 milion e 399 mijë e 562 euro, do të barten 400 mijë euro në kodin për investim kapitale në Drejtorinë e Financave. Prej tyre, 200 mijë euro do të shkojnë në fondin për bashkëfinancim me donatorë, kurse 200 mijë eurot tjera për projektet rrugore në Rugovë, kurse 224 mijë e 652 euro nga shuma e fondit të 1 milion e 399 mijë e 562 euro, siç tha Abazaj, do të barten në kodin e investime kapitale në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. E shuma e fundit prej 75 mijë euro nga ky fond, do të bartet në kodin për subvencione në zyrën e kryetarit, pasi organizata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë shprehur dëshirën që në komunën e Pejës të ndërtojë 15 shtëpi për familjet nevojtare dhe komuna, sipas Abazajt, për secilën shtëpi do të participojë nga 5 mijë euro. Me shumicën e votave, këshilltarët komunal ka miratuar bartjen e këtyre mjeteve në kodet e propozuara nga ekzekutivi. /Koha/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.