×
  • Vip
  • Vip

    Lidhje romantike, eksperienca të reja dhe aspekti financiar… ky është horoskopi për ditën e sotme

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Horoskopi për sot.

     

    Dashi

    Instruksionet mund të funksionojnë në një lojë, por jo në lidhjen tuaj romantike. Është e rëndësishme ti bëni gjërat ashtu sikurse e mendoni, por padyshim këtu mund të përfshihen edhe gabime. Nëse dikush ju këshillon sot lidhur me këtë mos e merrni parasysh. Edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, nuk do të funksionojë për ju.

    Demi

    Keni kaluar ditë të qeta kohët e fundit, por ka gjasa që të filloni të mërziteni ose të përfshiheni nga rutina. Këshillohet ta thyeni këtë rutinë dhe të bëni gjëra të ndryshme. Merrni një rrugë të rre në përditshmërinë tuaj.

    Binjakët

    Mos u befasoni nëse një nga kolegët tuaj do të kritikojë vendimet apo veprimet tuaja. Ata do të jenë të fokusuar më së shumti në detaje. Ky mund të jetë edhe shkaku i një tensioni mes jush.

    Gaforrja

    Tashmë që gjërat kanë nisur të qetësohen paksa në jetën tuaj, është koha e duhur të filloni të mendoni për një vend të ri ku doni të shkoni dhe për gjëra të reja që dëshironi të bëni. Referojuni më shumë njerëzve që adhuroni si udhëzues apo frymëzim.

    Luani

    Ka gjasa që sot të keni idetë më të mira në punë, por duhet të jeni modest. Nuk mund të jeni shumë vlerësues për idetë tuaja, por as shumë kritik për mendimet e të tjerëve. Dissa persona rreth jush do të jenë shumë të vëmendshëm ndaj sjelljes suaj.

    Virgjëresha

    Ekziston mundësia që sot të nisni një eksperiencë të re në aspektin profesional. Kjo do të jetë mjaft e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Kërkoni këshilla nga dikush që e ka provuar këtë më parë dhe tregohuni të vëmendshëm. Kujdesi mund t’ua ngadalësojë ecjen përpara por do të ndiheni të sigurt.

    Peshorja

    Nëse ndodheni në mes të ndonjë biznesi, bëni shumë kujdes sot. Mos u shqetësoni për sinqeritetin e dikujt, por mendoni detajet. Negociatat do të jenë të vështira.

    Akrepi

    Gjërat të cilat nuk mund t’i kontrolloni mund t’ua vështirësojnë punën sot, por përpiquni të mos dekurajoheni. Ka gjithmonë shpresë. Mendoni pozitivisht dhe diskutoni me persona që ju bëjnë të ndiheni mirë.

    Shigjetari

    Mos u tregoni indiferentë ndaj bisedave që mund të zhvillohen në punë. Rekomandohet të integroheni vetë dhe të bëheni pjesë e diskutimeve. Mos prisni që dikush të vijë krejt papritur për t’ju kërkuar ide.

    Bricjapi

    Është e rëndësishme t’I kushtoni më shumë kohë vetes suaj. Ushtrihuni fizikisht ose dilni shëtitje për të marrë ajër të pastër. Kjo do t’ju japë mundësi të ndiheni më të kthjellët. Sa i përket marrëdhënies në çift, faljët e partnerit/partneres suaj do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft të lumtur sot.

    Ujori

    Nëse dikush reagon me ashpërsi gjatë një situate të caktuar sot, mos ndqni të njëjtin shembull, pavarësisht se mund të keni të drejtë. Nëse i bërtisni dikujt, nuk do të zgjidhni asgjë. Tregohuni të arsyeshëm.

    Peshqit

    Shprehni pikërisht atë që ndjeni gjatë ditës së sotme. Mos u shqetësoni se çfarë mund të mendojnë të tjerët. Sa I përket aspektit financiar, parashikohet ditë e mbarë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.