×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bill Clinton sot feston 74-vjetorin, edhe kosovarët bashkë me të

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton, u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Pikërisht sot, njeriu që shërbeu si president i SHBA-së, feston ditëlindjen e tij të 74.

    Clinton ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001 si president i 42-të. Më parë, ai shërbeu edhe si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

    Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

    Përkundër vështirësive në familje, me babain që s’e takoi asnjëherë për shkak se humbi jetën tre muaj para se të lindte dhe me njerkun alkoolist, Bill arriti të shkollohej për drejtësi dhe të ndiqte pasionet e tij.

    Pas martesës me Hillary Rodham, Bill Clinton u zgjodh guvernator i Arkansas në vitin 1978, duke u bërë kështu guvernatori më i ri në vend, në moshën 32-vjeçare. Ai u rizgjodh në të njëjtën pozitë më 1982.

    Clinton i fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit 1992 me 43% të votave kundër republikanit George Bush dhe miliarderit Ross Perot.

    Më 5 nëntor të vitit 1996, Clinton rizgjidhet president i Amerikës edhe për një mandat 4-vjeçar. Pikërisht gjatë mandatit të tij dha kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Clinton ka qenë disa herë në Kosovë dhe është nderuar me “Medaljen e Artë të Lirisë”.

    Me rastin e ditëlindjes së Bill Clinton, shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar nga ora 11:00, në zyrat e kësaj të fundit, me një numër të kufizuar të ftuarish për shkak të masave anti-COVID.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.