×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zaev 4 vite në krye të Qeverisë, kryeministër shqiptar veç 100-ditë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zyrtarizuan marrëveshjen e arritur midis partive për formimin e koalicionit qeveritar.

    Mandatari Zaev theksoi se marrëveshja ka për bazë një mandat katërvjeçar ku ai do të jetë kryeministër deri në fund të tij.

    Por siç tha në 100 ditët e fundit, Qeveria do të udhëhiqet nga kryeministër i propozuar nga BDI, ideja e kryeministrit shqiptar që ishte pjesë e fushatës së kësaj partie, informon INA.

    Ai tha se faleminderon kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për mençurinë, durimin dhe përkushtimin për këtë marrëveshje për të mirën e vendit.

    Në vetë marrëveshjen BDI tregoi madhështi dhe virtyt për të ardhmen e shtetit dhe interest e qytetarëve dhe për suksesin e vendit. Dua të përmend se pjesë e marrëveshjes është heqja e Qeverisë teknike. Por ne si partner koalicioni jemi dakorduar që 100 ditë para zgjedhjeve, partitë me propozim të BDI-së të caktojnë një kandidat për kryeministër. Kjo është në kuadër të ndërtimit të mirëbesimit”, theksoi Zaev.

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sigurisht që ideja e tyre për kryeministër shqiptar është për ti afruar njërëzit dhe komunitetet, dhe jo për ti larguar.

    “E tha edhe Zaev. Në Maqedoni ka pasur ministër të mbrojtjes, ministër të brendshëm, kryetar Parlamenti dhe kjo veç e ka përforcuar mirëbesimin midis qytetarëve. Cështja e kryeministrit mbetet një porosi për afrim dhe marrje përgjegjësie të shqiptarëve. Duhet përshëndetur edhe guximi i zotit Zaev që për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.
    Zaev veç tjerash tha se kjo marrëveshje do të marrë dritë jeshile në organet më të larta partiake të LSDM dhe BDI.

    “Këtë marrëveshje e arrijmë brenda periudhës që më është ndarë mandati. Marrëveshja e shpejt po bëhet në kohën kur vendi po përballet me sfidat me Covid19 dhe sfidat e tjera.”, theksoi Zaev.

    Ai shpalosi parimet e Qeverisë së re, që janë: standardi jetësor i qytetarëve, rritja e rrogave, pensioneve, investimet, vetingu, kuadrot e pastra dhe cilësore, verifikimi i origjinës së pasurisë së funksionarëve, transparencë e institucioneve dhe zvogëlimi i privilegjeve të funksionarëve, shëndetësia dhe beteja me koronavirusin, ruajtja e ambientit jetësor, zbatimi i reformave, modeli i ri zgjedhor, zvogëlimi i administratës për 20%, efikasiteti i administratës, për 3 muaj të fillojë dhe mbarojë sistemi i administratorëve të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe ligjet reformatore me flamurin e BE-së, etj.

    “Këto parime janë pjesë e programit të përbashkët qeveritar, që ka si bazë edhe Marrëveshjen me Greqinë, Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi Zaev.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Të tjera
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.