×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia gjunjëzon hotelerinë dhe turizmin, kërkohet ulja e TVSH-së dhe ndihmë prej 1 miliard eurosh

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Pandemia, si dhe masat e Qeverisë, kundër COVID-19 që kufizojnë orarin e punës, kanë ndikuar negativisht edhe në hotelieri dhe turizëm. Përfaqësues të këtij sektori, thonë se kërkohet një shumë prej së paku 1 miliard euro si infuzion për të këndellur këtë sektor.

    Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se sektori i hotelerisë dhe turizmit është njëri prej sektorëve më të atakuar në këtë kohë pandemie.

    Sogojeva, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se nëse nuk ndermirën hapa që të ndihmohet ky sektor me shuma të mëdha, atëherë dëmet do të jenë edhe më të mëdha. Ai ka thënë se duhet të bëhet çmos që veprimtaria e hotelerisë dhe turizmit të rimëkëmbet.

    Sogojeva: Kërkohet 1 miliard euro

    “Nëse nuk ndërmerret një hap i konsiderueshëm i mjeteve, nëse nuk shkohet me 1 miliard se paku, ky sektor do të pësojë dëme shumë të mëdha, prandaj kam apeluar dhe apeloj që të bëjnë çmos Qeveria, Kuvendi, të gjitha institucionet që këtë ta shpëtojnë”, u shpreh Sogojeva.

    Sogojeva ka thënë se shumë prej bizneseve janë gjunjëzuar ndërsa nuk janë të paktë ata që deklarojnë se është më mirë të mbyllet biznesi se sa të punohet në kushtet aktuale sicc i lejojnë masat që janë anti-COVID ë janë në fuqi.

    Sogojeva: Bizneset thonë më mirë mbyllur se sa të punojmë kështu

    “Kemi për shembull raste që shumica e bizneseve, disa prej tyre që janë prononcuar në këtë mënyrë që ‘më mirë është mos të punohet se sa të punohet në këtë kohë’, për shkak të shpenzimeve, për shkak të punëtorëve që duhet t’i mbajnë, prandaj kjo nuk guxon me na ndodhë, duhet me marrë masa që kjo të eliminohet sa ma shpejt, po edhe kemi raste edhe ata që nuk i kanë përkrahë masat janë ndëshkuar. Sidomos në rajonin e Prizrenit Gjakovës, etj.”, ka thënë Sogojeva.

    Sogojeva ka thënë se kërkesat e kësaj ode është të ulet TVSH-ja, si dhe zgjatja e orarit të punës, për këtë sektor.

    Sogojeva: Të ulet TVSH-ja si dhe të zgjatet orari për hoteleri

    “Kërkesat janë, e para sipas informatave që kemi do të thotë diku në fund të qershorit, Qeveria i ka aprovuar kërkesat tona që TVSH-ja të ulet nga 18%, në 8%, prandaj i lus deputetet, apeloj tek deputetët që sa më parë këtë ta kalojnë, do të thotë që TVSH-ja të ulet në 8%, sepse gjithë rajoni e ka këtë. Ndërsa e dyta, ne tani në bazë të kësaj që po shihet që veç kemi një rënie të të infektuarve, është mirë që të zgjatet orari deri në ora 00:00, sepse bizneset hoteliere e kanë këtë veprimtari. Do të thotë të zgjatet orari, por, normal duke iu përmbajte masave”, deklaroi Sogojeva.

    Sogujeva ka thënë se ata që nuk i përmbahen masave do të ndëshkohen, por mos të pësojnë ato që vërtete, diku 7-80 përqind të bizneseve hotelierë i përmbahen masave të cilat dalin nga autoritetet.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.