×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Haradinaj: Gjykata Speciale do të bie, nuk do të ketë aktakuza

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Si para 5 vjetëve ashtu edhe tash, mendimin për Gjykatën Speciale, e ka të njëjtë.

    Për Nasim Haradinajn, nënkryetarin e OVL-së, ky trup i ndërkombëtarizuar i gjygjsisë kosovare, është politik, një etnik – kundra shqiptarëve.

    Etiketat si këto ai i mbështet në misionin e vetëm mbi të cilin thotë se u themelua ky mekanizëm.

    “Ma çon mallin e gjykatave politike në 81, gjykata për gjykimin e shqiptarëve në Kosovë. Eshte nje gjykate një etnike”, deklaroi ai për Front Online.

    Ish-Komandanti i Koshares nuk e di se kur dhe ndaj kujt do të konfirmohen aktakuzat e para. Megjithatë është fort i bindur se asnjëri prej bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndëshkohet nga Specialja.

    Për këtë ka një arsye të fortë.

    “Nuk besoj që do të përfundojë me ndonjë rezultat. Kur është Gjykatë politike, me marrëveshje politike, ajo edhe bjen”, tregoi ai për Front Online.

    Por pavarësisht këtij mendimi optimist, në OVL, nuk kanë qëndruar duarkryq. Drejtuesit e saj, të premten, morën një nismë, duke dërguar në Kuvend, kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

    “Ne tash kemi kërkuar permbushjen e amandamenteve. Dua që Gjykata t`i njeh të gjitha krimet që kanë ndodh në Kosovë.  T`i ndjek edhe krimet serbe, e edhe ato të UÇK-së”, theksoi Haradinaj për Front Online.

    Ky pret që kërkesa e tyre, e cila në vete përmban edhe ndryshimin e disa amandamenteve tjera, të marrë aminin e deputetëve.

    Këta të fundit, sipas tij, zgjidhje tjetër nuk kanë, ndonëse  thotë se është në dijeni se disa prej tyre ishin vet ata që e votuan Specialen në vitin 2015.

    “Presim që deputetët ta votojnë. Përndyshe  i bjen që nuk kanë deklarim për krimet serbe në Kosovë. Nuk iu kena lënë rrugë tjetër, veç mos me mujt me u justifiku”, u shpreh Haradinaj për Front Online. 

    E për deputetët që i nxorën punë këtyre dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, kur votuan pro themelimit të Gjykatës,  Haradinaj, ka veç një koment të shkurtë.

    “Faqezi. Laperhane”.

    Prokuroria e Specializuar deri tash ka ftuar dhjetëra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim pranë Gjykatës Speciale.

    Derisa e njëjta zyre ka ngritur vetëm dy aktakuza, njëren ndaj Thaçit e tjetrën ndaj Veselit, aktakuza këto që patën dridhur skenën politike kosovare, por që të njëjtat akoma nuk janë konfirmuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.