×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Nën ndikimin e alkoolit rrah gruan dhe vajzën e tij – një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj personit me inicialet B.E, për vepren penale “lëndim i lehtë trupor”.

    Me këtë rast i pandehuri nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht vajzen e cila ka probleme psiqike e po ashtu edhe gruan e tij.

    “I pandehuri në ditën kritike në Prizren, brenda familjes së tij me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, të dëmtuarës-viktimës së ndjeshme dhe atë vajzës së tij me iniciale M.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, i pandehuri me iniciale B.E., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, posa vjen në shtëpinë e tij, fillimisht kërkon nga gruaja e tij me iniciale M.E., që vajzën ta zgjoj nga gjumi, por gruaja e tij kërkon nga i pandehuri që vajzën ta lenë të qetë, pasi e vajza e tyre vuan nga problemet psikike, dhe e njëjta është duke u trajtuar nga institucionet mjekësore, gjithashtu sipas shkresave të lëndës i pandehuri nuk ishte pajtuar që vajza e tij të kthehet në shtëpinë e tij e pastaj i pandehuri shkon në dhomën ku ishte e dëmtuara, ku fillimisht fjalosen në mes vete, e pastaj me grusht e godet të dëmtuarën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, më pas gruaja e tij me iniciale M.E. hyn në mes tyre dhe arrin që t`i ndaj, ku si pasojë e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, sipas raportit mjekësor nr.6686, të datës 15.03.2020”.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.