×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania shënon shifrën më të madhe të rasteve me Covid-19 që nga prilli

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1,415 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e madhe ditore e rasteve që nga muaji prill.

    Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në shtetin kryesor të Bashkimit Evropian shkoi në 222,828 persona, shkruan Reuters.

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të shtunën se tubimet në pushime po organizohen në mënyrë të papërgjegjshme dhe e mbrojti vendimin e tij për ta shpalluar pothuajse tërë territorin e Spanjës si zonë me rrezikshmëri për koronavirus pas rritjes së rasteve atje.

    “Unë e di sa e duan Spanjën gjermanët, por fatkeqësisht shkalla e infeksioneve atje është duke u rritur në masë të konsiderueshme”, tha Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

    “Kushdo që shkon në Spanjë pavarësisht paralajmërimit duhet ta mbrojë veten dhe të tjerët përderisa qëndron në pushime. Pushimet me ndeja janë të papërgjegjshme në këtë pandemi”, shtoi ai.

    Gjermania ka marrë vendim që personat që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi duhet të testohen ose të qëndrojnë dy javë në karantinë të detyrueshme.

    Shoqata gjermane e udhëtimeve ka thënë se vetëm në Ishujt Balera të Spanjës ndodhen rreth 30,000 turistë gjermanë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Sot dhe nesër në Tiranë mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Shtyllat kryesore të takimit të 18-të të...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Një rast i çuditshëm ka ndodhur para disa ditësh në Turqi. Një burrit, banka ia kishte transferuar gabimisht 7 milionë dollarë në...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Të paktën katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet e Rusisë gjatë natës në dy qytetet më...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku Kryeministri...
    Lajme29 Tetor 2024
    Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për rritje të pagave në sektorin publik, dy...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Polica e Kosovës, e ka gjobitur një shofer të një autobusit. Kjo pasi që ai kishte kryer një kundërvatje, duke bërë tejkalim...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sot kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca do të mbahet në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë zyrtare për në shtetin e Katarit. Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.