×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK jep detaje për përleshjen në mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve në Ferizaj

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Gjatë mbrëmjes të së premtes në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një gjë e pazakontë. Dy zyrtarë policorë janë përleshur fizikisht në mes të qytetit me dy qytetarë. E kjo ngjarje, ka tronditur mbrëmë Ferizajn. Sipas policisë, rrahja nisi pasi dy qytetarë nuk po i bartnin maskat në publik si dhe refuzuan t’i binden urdhrit të zyrtarëve policorë, shkruan Express.

    Por, hetime të detajuara për këtë punë tashmë ka nisur Inspektorati Policor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje dhënë Gazetës Express kanë treguar se dy personat e arrestuar nga policia janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontrollim mjekësor.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së pas njoftimit për këtë rast kanë dalë mbrëmë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Expressit.

    Hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me dy personat e arrestuar nga policia të cilët janë dërguar në emergjencë nga vet policia për kontroll mjekësore dhe të njëjtit kanë deklaruar se trajtimi i tyre në stacionin policor ishte korrekt.

    “Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me Prokurorinë drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të IPK-së për Gazetën Express.

    E nga përleshja fizike kanë pësuar lëndime trupore edhe zyrtarët policorë të përfshirë në rast.

    E megjithëkëtë, mbrëmë nga policia rajonale e Ferizajt i kanë dhënë detaje Expressit për këtë rast.

    Zëdhënësi i policisë në Rajonin e Ferizajt Agim Gashi, i cili edhe konfirmoi se qytetarët në fjalë nuk i kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

    “Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gatishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, ka thënë Gashi.

    Më poshtë mund t’i shihni pamjet e kësaj përleshjeje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës. Ndonëse...
    Lajme19 Korrik 2025
    Allen Muhiq ishte nëntë vjeç kur zbuloi se Advija dhe Muharemi nuk ishin prindërit e tij biologjikë dhe se babai i tij...
    Lajme19 Korrik 2025
    Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar sërish për dështimin e radhës për moskonstituimin e Kuvendit të...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e një bashkëpunëtori të Petar Petkovicit, pas deklarimeve që i...
    Lajme19 Korrik 2025
    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje në një lokal sot në Lipjan. Atyre i është ofruar trajtimi i nevojshëm...
    Lajme19 Korrik 2025
    Bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, dhe kjo ka shtuar ndjeshëm fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë. Gjendja më...
    Lajme19 Korrik 2025
    Me rastin e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, Komuna e Junikut, përmes një postimi të Kryetarit Ruzhdi Shehu, ka përcjellë një mirëseardhje...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Pamje mbresëlënëse nga ajri tregojnë trafikun e rënduar që ka përfshirë autostradat kryesore të Kroacisë në këtë fundjavë, ndërsa mijëra turistë dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Në një vjetorin e vdekjes, familja ka zbuluar pllakatën përkujtimore të ngritur në nderim të Faton Hajrizit. E para të pranishmëve është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.