×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti bisedoi me drejtuesit e TRUST-it dhe të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, zhvilluan sot një takim virtual me drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan rreth ecurisë së përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindësisht nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Kryeministri Hoti kërkoi nga drejtuesit e TRUST-it që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.

    Ndërsa, ministrja Bajrami u angazhua që procesi të jetë i thjeshtë dhe pagesat të kryhen sa më shpejt, pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

    Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami patën një takim edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

    Kryeministri Hoti tha se është koha të mbështeten të gjitha bizneset, sidomos ato të sektorit të bujqësisë dhe bizneseve prodhuese të orientuara në eksport. Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet e administrimit të këtyre fondeve.

    Po ashtu, Qeveria do të bashkëpunojë me Bankën Qendrore të Kosovës, me bankat komerciale, me asociacionet e biznesit, odat e ekonomike etj., me qëllim që ky proces të sigurojë gjithëpërfshirje, transparencë dhe qasje më të lehtë dhe me kosto me të ulët të bizneseve në këto kredi.

    Këto nisma dhe instrumente financiare të propozuara dhe të mbështetura nga Qeveria e Kosovës janë ndërmarrë me qëllim që qytetarëve dhe bizneseve t’u krijohet mundësia e qasjes në burimet financiare për tejkalimin e gjendjes ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Vip14 Janar 2025
    Një zarf i zi është futur nga Vëllai i Madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky zarf u pa në...
    Vip14 Janar 2025
    Pas ardhjes së zarfit të zi brenda shtëpisë, banorët janë befasuar ndërsa po e diskutonin me njëri-tjetrin se për kë mund të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për takimin që sonte ka zhvilluar me të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.