×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Siguri kërkon mobilizim lidhur me çështjen në Karaçevë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur dhe diskutoi lidhur me situatën e sigurisë. Kanë kërkuar mobilizim nga të gjitha partitë parlamentare për situatën në Karaçevë.

    Deputetët, anëtarë të këtij komisioni, kanë shprehur kritikat lidhur me rastin që ndodhi në Karaçevë, ku para disa ditësh u fut xhandarmëria serbe. Kanë pasur kritika edhe për ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, për të cilin thanë se s’i është përgjigjur thirrjeve për të raportuar.

    Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, tha se në këtë fshat të Kamenicës, Karaçevë, ka vazhdimisht probleme edhe kur bëhet fjalë për siguri, edhe për patrullime, e edhe lidhur me lojërat e fatit që luhen pa ndonjë rrezik.

    Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se nuk duhet kritikuar vetëm një subjekt porse problemi si i futjes së ushtrisë serbe në Karaçevë është problem që duhet trajtuar nga të gjithë.

    “Çka po të duhet një qeveri kur atje u tmerruan fëmijët. Kur do të përfundojë kjo? Atje u fut një ushtri që ka kryer gjenocid në Kosovë”, u shpreh ai.

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, tha se ky komision duhet të përpilojë një raport lidhur me çështjen e sigurisë në Kosovë.

    Deputetët, kanë kërkuar madje edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, raport më të detajuar lidhur me futjen e ushtrisë serbe, e edhe për deklaratën se “ishte patrullë rutinore e KFOR-it me ushtrinë serbe”.

    “Nuk duhet politizuar ky rast, është mbipartiak. Duhet të mobilizohemi”, shtoi Musliu.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se s’ka pasur patrullim të përbashkët mes KFOR-it e ushtrisë serbe.

    “Nëse KFOR-i ka të drejtë me hy atje, ushtria serbe s’ka”, tha Selimi.

    Deputetët kanë kritikuar mosardhjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të cilin e kanë ftuar për raportim. Ndërkaq, ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin, thanë se do ta ftojnë herë të tjera.

    Kryetarja e komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në fund të konkluzioneve, tha se duhet kërkuar fillimisht raport nga KFOR-i e më e rëndësishmja, interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të raportonte ministri Veliu.

    “Unë do të kërkoj interpelancë për z.Veliu”, u shpreh ajo.

    Deputetët, nuk u pajtuan të gjithë për të kërkuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës, para se Kuvendi të shkojë në pushime. Kundër interpelancës ishte fillimisht deputeti i Lidhjes Demokratike, Ilir Tasholli, për arsye se tha se do të jetë e pamundur të ftohen ministra në interpelancë në një periudhë të shkurtër kohore.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK)...
    Lajme11 Maj 2024
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagimin e sotëm, 11 maj 2024, të Këshillit Drejtues të Sindikatës...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në SHBA. Ajo sot ka publikuar edhe një fotografi atje, me...
    Të tjera
    Kuriozitete11 Maj 2024
    Agron Islami është trajner fitnesi në Mitrovicë. Ai tregon se çfarë është e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe si duhet ushqehet...
    Vip11 Maj 2024
    Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovizioni pas një incidenti në prapaskenë. Performuesi u skualifikua nga gara pasi një anëtar i...
    Lajme11 Maj 2024
    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën pesëvjeçare. Ky vendim është marrë në Këshillin Shtetëror të...
    Lajme11 Maj 2024
    Enver Hasani, ka treguar se ka marrë vesh se disa kolegë në UP ishin gëzuar kur ishte diagnostikuar me një sëmundje, pavarësisht...
    Lajme11 Maj 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha bint Salem Al Shamsi, e cila e...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar për një grua të zhdukur. Rasti është raportuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.