×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra persona të ndaluar në natën e tretë të protestave në Bjellorusi

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Bjellorusia është përballur me protesta për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kandidatja për presidente, Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

    Ajo ka thënë se është larguar nga Bjellorusia për hir të fëmijëve të saj.

    Zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata, për të shpërndarë protestuesit në kreqytetin bjellorus, Minsk, ku përmes disa pamjeve nëpër rrjetet sociale është parë se policia ka ndaluar njerëz në disa lokacione.

    Shërbimi i Bjellorusisë në Radion Evropa e Lirë ka raportuar se autoritetet kanë nisur së zbatuari masën e orës policore, duke ndalur njerëz dhe makina nëpër rrugë dhe duke kufizuar transportin publik. Raportohet nga autoritetet ruse se janë lënduar 51 protestues, e 14 policë. Po ashtu ka raportuar për rreth 1000 të arrestuar të martën.

    Disa protestues është thënë të jenë ndaluar në një stacion metroje, e cila më pas ishte planifikuar të kthehej në qendër të protestave, meqë njerëzit aty kanë lënë lule për nder të një personi që ka vdekur në këto protesta më 10 gusht.

    Shtypja e madhe qeveritare ndaj protestave – me më shumë se 5,000 persona të ndaluar, mbi 200 nëpër spitale dhe një të vdekur- ka ardhur pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti aktual, Alexander Lukashenka, ka fituar 80 për qind të votave, për dallim nga rivalja e tij Tsikhanouskaya, që është thënë të ketë fituar 10 për qind të votave.

    Lukashenko mban pozitën e presidentit të Bjellorusisë nga viti 1994.

    Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të premten për të diskutuar për sanskione të reja ndaj Bjellorusisë pas zgjedhjeve të dielës.

    “Këtë mëngjes jemi pajtuar të kemi takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së të premten ku do të diskutojmë për sanskionet”, ka thënë ministri i Jashtëm i Suedisë, Ann Linde.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Dyshohet se për shkaqe të panjohura, në fshatin Konjuh të Lipjanit të martën në mengjes është kapluar nga zjarri një mobilieri. Policia...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku ka bërë edhe homazhe mëngjesin e sotëm. Ish-ministri i...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.