×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë të pandemisë dëshmi e miqësisë në mes të dy shteteve

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani-Sadriu, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

    Me këtë rast, Kryetarja Osmani e falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Sakar për ndihmën e ofruar Kosovës nga shteti i Turqisë në muajin prill.

    “Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”, tha Kryetarja e Kuvendit.

    “Shpresoj që Turqia do të mund të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe tutje në luftimin e pandemisë dhe që bashkëpunimi të shkojë përtej kontigjenteve me ndihma e të shohim mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në mes të mjekëve tanë dhe tuaj, duke ndikuar kështu në fuqizimin e qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë”, theksoi Kryetarja Osmani.

    Ambasadori Sakar konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën si dhe e njoftoi kryetaren për përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandeminë dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me Covid-19

    Në takim, palët vlerësuan lart marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy shteteve. Ata theksuan se ka nevojë të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e diplomacisë parlamentare në mes të dy shteteve dhe të gjenden platforma të përshtatshme për avancimin dhe zhvillimin tutje në mënyrë sa më përmbajtësore të marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Turqisë.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.