×
  • Lajme
  • Lajme

    Epidemiologu shqiptar thotë se virusi ka pësuar mutacion dhe nuk është më aq kërcënues

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Në kulmin e një dëshpërimi e ankthi shoqëror prej avancimit të valës së infektimeve nga COVID-19, ka dhe prej atyre optimistëve në këtë klimë pesimizmi.

    Eshtë epidemiologu Ilir Alimehmeti ai që pretendon se, së paku, virusi nuk është më aq kërcënues për jetën, si shkak i një mutacioni.

    Ndodh kjo ndërsa bashkë me të dhënat e infektimeve në rritje, vijnë dhe ato të jetëhumbjeve, që jo gjithnjë janë mosha të thyera.

    Por Alimehmeti ka një referencë shkencore për qëndrimin e tij, të cilën ai e ndan me publikun.

    “Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë”

    Cit. Wayne W. Dyer

    Lajme të mira miqtë e mi!

    Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë.

    Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”. (link: https://ëëë.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/2964928926917630).

    Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve. Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. ???????? Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit)

    Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”. Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh. por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë. Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

    “…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506). Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat. Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese. Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…” Forca miqtë e mi!

    Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT

     

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Lajme05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Të tjera
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve. “Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka...
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë. Junikasi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.