×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Shtime shkaktohen dëme të mëdha pas shiut me erëra dhe breshër

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Reshjet e fundit të shiut me erëra dhe breshër në komunën e Shtimes kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpi dhe kultura bujqësore.

    Drejtori i Shërbimeve Publike, Hamëz Tërshani së bashku me zyrtarë komunalë dhe Njësitin Profesional për Zjarrfikje dhe Shpëtim, sot kanë vizituar vendet e prekura për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

    Tërshani ka thënë se nga reshjet e fundit nuk ka dëme në njerëz, ndërsa janë raportuar dëme materiale në shtëpi, në fshatrat Reçak, Petrovë, Belinc, Carralevë, Godanc etj.

    Po ashtu, ai bëri të ditur se dëme të mëdha ka pasur edhe te fermerët në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

    Zyrtarët në terren sot kanë evidentuar në Petrovë se është dëmtuar shtëpia e veteranit të UÇK-së Lumni Rashiti, i cili përkohësisht është strehuar te miqtë e tij. Në Reçak, përveç dëmeve në kulme të shtëpive, erërat e fuqishme kanë dëmtuar minaren e xhamisë së fshatit.

    Te pishat në Shtime, erërat e forta kanë dëmtuar disa pisha, ndërsa tek ish-objekti i Qendrës Rinore po ashtu janë shkulur disa pemë. Ndërkaq, Palestrës Sportive në Shtime, erërat e forta i kanë dëmtuar llamarinën e kulmit.

    Drejtori Tërshana për angazhim dhe përgjigje të shpejtë në terren ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve në Shtime.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se pas 54 tentimeve për konstituimin e Kuvendit, është arritur një rekord...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se shpresat për të pasur ndonjë ndryshim në seancën e orës 22:00 janë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.