×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi: Shqetësimet e ndërkombëtarëve për ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së janë të panevojshme

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi thotë se ligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk paraqet kërcënim për asnjë qytetarë të Kosovës. Sipas tij, shqetësimet e miqve ndërkombëtarë janë të panevojshme.

    Ai gjatë prezantimit të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se është e rëndësishme që të vlerësohet e kaluara e Kosovës.

    Bytyçi shtoi se duhet të tregohet bindshëm që nuk jemi popull “mjeran”.

    Bytyqi: Nuk është ligji më i mirë por qëllimi është i mirë

    “Jemi të vetëdijshëm që nuk është ligji më i mirë, por qëllimi është më shumë se i mirë. Qëllimi kryesor i këtij ligji është mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së. Është përcaktim i popullit çka është vlerë dhe cila është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me strukturën nga shtabi i përgjithshëm deri tek zonat operative. Pjesë e dokumentimit të kësaj më lartë është arkivi i UÇK-së. Ndërsa vlerë e mbrojtjes dhe që duhet ta promovojmë është kompleksi “Adem Jashari”, në Prekaz dhe komplekse të tjera. Me rëndësi është mbrojtja institucionale, një kërkesë e kamotshme dhe një nevojë emergjente që gjithashtu është nen i veçantë në këtë ligj”, ka thënë ai.

    Muzeu i Luftës tha se duhet të jetë një institucion që do të shpërfaq të gjitha vuajtjet e shqiptarëve. Bytyqi tha se ka shumë të burgosur politikë, deputetë që kanë humbur shumë familjarë, e për këtë sipas tij, është koha që të vlerësohen vlerat e luftës.

    Bytyqi: Ky ligj nuk paraqet kërcënim për asnjë qytetar të Kosovës

    “Ky ligj nuk paraqet kërcënim për asnjë qytetar të Kosovës. Shqetësimet e miqve tanë ndërkombëtarë janë të panevojshme, ngase do të jemi të hapur që të punojmë bashkarisht për leximin e dytë, sidomos me miqtë amerikanë që këtë ligj ta begatojmë me normat më të larta demokratike”, ka shtuar ai.

    Sipas ligjit, “Çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet t’i respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”. Gjithashtu, “me rastin e ndaljes dhe arrestimit të veteranit të UÇK-së, sipas fletë-arresteve ndërkombëtare të lëshuar nga Serbia, me motive politike, Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme për mbrojtjen e veteranit”.

    Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë eurosh, pa i llogaritur edhe investimet.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë. Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës. Sipas...
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.