×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Të hetohet me urgjencë vetëvarja e të burgosurit në Burgun e Dubravës

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka kërkuar që të hetohet me urgjencë vetëvarja e të burgosurit në Burgun e Dubravës.

    Sipas informatave të KMDLNj- së, E.SH. në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dyshohet se sot ,në ora 7.30 është vetëvarur në krevatin e dhomës ku ishte.

    KMDLNJ-ë është shprehur e shqetësuar për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të një personi të privuar nga liria, i cili nuk ka pasur shqetësime apo probleme shëndetësore.

    “E.Sh. ka kërkuar që të transferohet në një qendër tjetër korrektuese apo të paraburgimit por se situata e krijuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 po e vështirëson e në disa raste po e pamundëson transferimin e të burgosurve në institucionet korrektuese ku ata po kërkojnë që të jenë afër familjeve e që është paraparë edhe me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve. KMDLNJ-ë edhe më herët ka reaguar se situata e krijuar po e përkeqëson gjendjen e personave të privuar nga liria përkundër përpjekjeve maksimale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

    Situata e krijuar me pandeminë e ka rënduar gjendjen e të burgosurve dhe KMDLNJ bënë të ditur se pati kërkuar që për të gjithë të burgosurit që janë shrytëzues të beneficioneve të ketë ndërprerje të dënimit deri në normalizim të situatës sikur që të lirohen nga vuajtja e dënimit të burgosurit me rrezikshmëri të ulët sikur që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në raste kur nuk ka mundësi tjetër për shqiptim të masave alternative.

    “Për të eliminuar shkeljet e mëtejme të të drejtave të njeriut, KMDLNJ propozon që të krijohet mundësia që familjarët që duan t’i vizitojnë anëtarët e familjes që janë në vuajtje të dënimit e që kanë mundësi ta bëjnë testin Covid-19 e që dalin negativ, do të duhej të kishin të drejtë vizite familjare, si masë e ngutshme kurse do të duhej brenda institucioneve korrektuese të krijohet një pikë ku do të bëheshin testet në baza ditore për të burgosurit dhe stafin korrektues, pa pasur nevojë të dërgohen në Prishtinë. KMDLNJ e kupton gjendjen e rënduar psikologjike të personave të privuar nga liria për shkak të pandemisë andaj kërkon kujdes të shtuar të institucioneve përgjegjëse që kjo gjendje të bëhet më e durueshme dhe me pasoja sa më të vogla”, thuhet në reagimin e këshillit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.