×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet memorandumi që i hap rrugë projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prishtinë.

    Qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i detyrave dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për implementim të plotë dhe të suksesshëm të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë dhe përreth.

    Ky memorandum i hap rrugë fillimit të procedurave të implementimit të projektit pasi që i qartëson kompetencat në mes të dy palëve dhe siguron zotimin e mjeteve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Ky memorandum rrjedh si rezultat i Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Franceze për bashkëpunim financiar. Këtij memorandumi i ka paraprirë edhe Marrëveshja e Implementimit.

    Fondet e projektit përcaktohen në përputhje me ndarjen buxhetore të vitit përkatës fiskal, ku nga ndarja buxhetore e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit u vihen në dispozicion KRU “Prishtina” dhe vënia në dispozicion e fondeve kërkon një bashkëpunim dhe ndërveprim të vazhdueshëm të palëve për ta zbatuar projektin për trajtimin e ujërave të zeza në tërësi.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet Ditës Përkujtimore e Policëve të Rënë në Detyrë, si dhe 14-vetori i vrasjes së heroit Enver Zymeri, në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një biznes për shitje të pjesëve të makinave ështëë përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në Pejë. Rastin për Klankosova.tv e kanë...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.