×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer: SHBA e mbështet Gjykatën Speciale, ajo shpërbëhet pasi ta përmbush misionin

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur edhe për punën e Gjykatës Speciale.

    Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin punën e Gjykatës Speciale dhe ka specifikuar se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me këtë institucion.

    Lexo Edhe:
    Kina çdo ditë po bën 4.84 milionë testime për COVID-19
    Ai tutje ka thënë se Gjykata Speciale përfundimisht do të shpërbëhet pasi të ketë përmbushur misionin për të cilin është krijuar.

    “E mbështesim gjykatën dhe mendojmë se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin me këtë gjykatë. Shpresojmë se këto institucione të drejtësisë të arrijnë të përmbushin misionin dhe mandatin e tyre dhe përfundimisht të shpërbëhen në të ardhmen dhe drejtësia dhe shteti ligjor të jenë në duar e institucioneve të shteteve përkatëse”, ka thënë Palmer.

    Në Kosovë, diskutimet rreth Gjykatës Speciale janë riaktivizuar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Hagës për aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit. gazeta express.

    Shumëkush njoftimin e Prokurorisë e ka cilësuar si një veprim politik, meqë në momentin e publikimit, Hashim Thaçi, ishte duke udhëtuar drejt Uashingtonit për takim në Shtëpinë e Bardhë.

    Edi Rama e ka cilësuar si fletërrufe, derisa veteranët e UÇK’së kanë paralajmëruar një iniciativë për mosvazhdimin e mandatit të Speciales.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.