×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 10 milionë afganë besohet se kanë qenë të infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ministria e Shëndetësisë në Afganistan ka vlerësuar që rreth një e treta e popullsisë ose 10 milionë persona janë infektuar me koronavirus.

    Ministri i Shëndetësisë, Ahmad Jawad Osmani tha sot se sondazhet janë bazuar në testet e kryera për antitrupa në pothuajse 9,500 njerëz në gjithë shtetin, me mbështetje teknike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Sondazhi ka vlerësuar se rreth 31.5 për qind e popullatës prej 32 milionë personave ka qenë në kontakt me virusin, derisa shkalla më e madhe është regjistruar në kryeqytetin afgan, Kabul.

    Afganistani, që ka infrastrukturë të dobët shëndetësore dhe është dëmtuar nga disa dekada luftë, aktualisht po përballet me kapacitete të kufizuara të testimit.

    Zyrtarisht, ky shtet ka vetëm 36,829 raste pozitive dhe 1,294 vdekje më 5 gusht, ndonëse shifrat e vërteta besohet se janë shumë më të mëdha.

    “Një valë e dytë e infektimit është duke ndodhur çdo kund në botë dhe ne nuk mund të jemi përjashtim. Ne do të shfrytëzojmë këto të dhëna për të përgatitur veten më mirë për valën e dytë potenciale”, ka thënë Osmani.

    Deri më tani, më shumë se 18 milionë persona janë infektuar në gjithë botën me koronavirusin e ri, për të cilin fillimisht është raportuar në Kinë, në fund të vitit të kaluar./tch/

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Të tjera
    Kronika08 Maj 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dyshohet se ka kryer veprat “Prodhimi dhe përpunimi i...
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Kronika08 Maj 2024
    I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1”, Masar Gërdovci, me të filluar seanca ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqi u...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Vip08 Maj 2024
    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.