Një i dyshuar është arrestuar dje në Mitrovicë për shkak se kishte organizuar aheng familjar në të cilin njësiti policor dhe inspektorët komunal kanë hasur në disa persona.
Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt, kurse personat që kishin qenë prezent në aheng familjar janë shpërndarë.