×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Infermierëve, Mamive e profesionistëve të tjerë shëndetësorë proteston të hënën

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Janë në vijën e parë të frontit, duke u përballur me pandeminë.

    Por, edhe pse infermierët rrezikojnë shëndetin e tyre gjatë përballjes me pacientët e infektuar, ata po paguhen vetëm 18 euro për punën që po e bëjnë në ndërrimin e natës. Për këtë pakënaqësi, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka paralajmëruar protestë për të hënën në orën 10:00.

    Sekretari i kësaj sindikate, Enlirat Duraku, ka thënë se duke e pasur parasysh punën e infermierëve, kërkesat që do të paraqiten janë minimale.

    “Duke e pasë parasysh punën kolosale të komunitetit mjek, infermier e mami që janë tu e bo, ne konsiderojmë se e meritojmë një trajtim më dinjitoz nga institucionet e lartpërmendura. Kërkesa jonë është shumë minimale dhe sociale. 18 euro paguhemi, ne kemi kërku rritje në 36 euro”, ka thënë ai.

    Duraku, i cili punon infermier në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK, e ka edhe një porosi për Qeverinë.

    “Sa për Qeverinë, në qoftë se ata vetëm dojnë me vlerësu punën, përkushtimin dhe sakrificën e këtij komuniteti, tani e kanë mundësinë më optimale për të treguar këtë vlerësim përmes rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës”, ka shtuar ai.

    E infermierëve në krah u ka dalë edhe doktori në Klinikën Infektive, Gramoz Bunjaku. Bunjaku thotë se është gjithmonë në përkrahje të vlerësimit meritor për infermierët. Ai madje përmendi vështirësitë e infermierëve në punë.

    “Dua ta vë në theks që infermierët janë duke punuar me orare të zgjatura dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezikut të drejtëpërdrejtë është formë që cenon shëndetin e tyre të plotë, por kjo është diçka që e jepin fal idealit të punës së tyre dhe vlerave të pastra që i vendosin në përkushtimin e tyre ndaj pacientëve”, ka thënë Bunjaku.

    Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me Odën e Infermierëve të Kosovës për protestën e së hënës. Por kryetari i kësaj Ode nuk ka dashur të pronocohet.

    Infermierët, ndërkaq, kanë premtuar që gjatë protestës do t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik për mbrojtje nga koronavirusi.

    Ndryshe, Sindikata ka paraqitur në vazhdimësi ankesa për çështjen e pagës. Ata kanë kërkuar vazhdimisht edhe rritje të koeficientit të pagës së tyre – nga 2.15 në 3.2.

    Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë në Kosovë, afër 800 profesionistë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, pesë raste kanë përfunduar me vdekje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.